Panorama Sport (Albania)

M ! " "# $ % & & '#( ' ) * + * $% L ,"#" - "

-

Gentjan Mezani kërkon përqendrim maksimal sot përballë Luftëtarit në Gjirokastë­r. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", trajneri vlerësoi kundërshta­rin, ndërsa evidentoi se kanë cilësi në organikë. Dhe ajo që e "frikëson" më tepër është sulmi i vendëseve, që sipas tij është i përbërë nga lojtarë të shpejtë dhe të mirë teknikisht. "Në këtë ndeshje mendoj se duhet të jemi shumë të përqendrua­r dhe të kujdesshëm. Për vetë vështirësi­të e këtij takimi dhe cilësitë e kundërshta­rit nuk mund të humbasim fillin as për një sekondë. Unë theksoj dhe ajo dihet që Luftëtari ka një sulm me lojtarë të shpejtë dhe teknikisht të mirë, ndaj na duhet që ta vlerësojmë maksimalis­ht këtë ndeshje. Shkojmë në Gjirokastë­r për të bërë më të mirën tonë, po natyrisht me respektin ndaj këtij kundërshta­ri që ka vlerat dhe cilësitë e veta. Duhet që të jemi shumë të vëmendshëm dhe duhet të dimë të 'bllokojmë' sulmin e tyre", tha fillimisht numri një i pankinës së kurbinasve për "Panorama Sport". Mezani deklaron se pikët janë shumë të rëndësishm­e për vazhdimësi­në e ekipit, ndaj kërkon që minimalish­t nga kjo transfertë të mos dalin duarbosh. "Është shumë e rëndësishm­e për ne që të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje. E kërkoj këtë gjë nga lojtarët, pasi mendoj që në këto momente na duhet shumë vazhdimësi­a. Pikët janë shumë të rëndësishm­e për ne", theksoi vlonjati, i cili mendon se deri më tani, skuadra e tij është në rrugën e duhur. Megjithatë, ai paralajmër­on të tijtë që të jenë me këmbë në tokë. "Skuadra, deri në këto momente, mendoj që më është përgjigjur mjaft mirë. Por, duhet që të qëndrojmë me këmbë në tokë. Duhet të punojmë fort sepse kampionati është shumë i gjatë dhe do të na bënte shumë mirë t'i vlerësonim të gjitha ndeshjet njësoj. Kjo sepse vetëm kështu mendoj se mund të rritemi si skuadër", përfundoi Mezani.

AXHENDA- Laçi ka përmbyllur dje përgatitje­t për ndeshjen e sotme që do të luajë në Gjirokastë­r përballë Luftëtarit vendës. Ashtu si një ndaj Partizanit, kanë dy mungesa. Sefgjini i pezulluar dhe Soza i dëmtuar, nuk do të jenë sërish të gatshëm. Në kësi kushtesh, stafi teknik do të hedh në fushë të njëjtin formacion fitues, atë që shkaktoi "tërmet" te të kuqtë. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania