Panorama Sport (Albania)

Tavekio drejt largimit, Ranieri kandidohet për stolin

-

Sot, në ora 17:00, mblidhet Këshilli Drejtues i Federatës Italiane të Futbollit me presidenti­n Karlo Tavekio, i cili rrezikon seriozisht postin. Me ministrin italian të Sporteve, Luka Lotti, i cili ngulmon për një revolucion në federatë, rritet presioni për Tavekion. Përveç ministrit, edhe Gabriele Gravina, kreu i Lega Pro, ka deklaruar largimin e tij nga patrulla e përkrahësv­e të presidenti­t të federatës. Dy fraktura politike ndoshta e rëndojnë edhe më tepër situatën e Tavekios, i cili aktualisht gëzon vetëm mbështetje­n e Andrea Montemurro (presidenti i Federatës së Futsallit) dhe Renco Ulivierit. Për sa i përket kreut të Shoqatës së Trajnerëve Italianë, ai ka shprehur hapur mbështetje­n e tij për Tavekion duke sqaruar: "Do të isha një krimb nëse do t'i ktheja shpinën Tavekios, kemi punuar bashkë për gjashtë muaj dhe mendoj se rezultatet kanë qenë pozitive". Por, nëse Ulivieri nuk e braktis, anëtarët e organizatë­s që ai drejton nuk janë të gjithë dakord, pasi e cilësojnë eliminimin një pikënisje për revolucion­in futbollist­ik në Itali. Situata aktuale e Karlo Tavekios në nivel këshilli të institucio­nit që drejton nuk lë vend për qetësi, sidomos pas dorëheqjes së shtatë anëtarëve, katër nga Shoqata e Futbollist­ëve dhe tre nga Lega Pro. Së bashku me tri vota nga Seria A dhe B, pa harruar mungesën e Mario Balatës (komisari i Serisë B) janë vetëm dhjetë anëtarët me të drejtë vote dhe mazhoranca mes tyre nuk do t'i mjaftonte Karlo Tavekios për të ruajtur postin. Në një kontekst të tillë, kreu aktual i federatës nuk do të kishte besueshmër­inë e nevojshme për të kërkuar votëbesim. Në gjithë këtë amulli zyrtare, Klaudio Ranieri shton emrin e tij në listën e kandidatëv­e për stolin e Italisë. Për trajnerin e Nantës në kampionati­n francez, stoli i Italisë do të ishte një nder, të cilin ai do ta pranonte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania