Panorama Sport (Albania)

Luftëtari-Laçi, FSHF çon Xhajën në Gjirokastë­r

* Trajneri me tifozët: Federata të rea+ojë

-

Në Gjirokastë­r i druhen gjykimit. Veç tifozëve, edhe trajneri Hasan Lika evidenton "frikën" për përsëritje të historisë. Në konferencë­n e dhënë dje për mediat, ai u mëshoi ndjeshëm gabimeve të një jave më parë, ndërsa bëri apel që FSHF-ja të marrë në konsiderat­ë reagimin e tifozëve gjirokastr­itë. "Gjykimet e gabuara e kanë penalizuar jo pak Luftëtarin. Një 'melodi e vjetër', e transmetua­r nga sezoni i vjetshëm. Kanë qenë gjykimet, me ose pa dashje, ato që na kanë ndëshkuar. Për pasojë vuajmë këtë pozicion aspak komod në klasifikim. Më vjen mirë që tifozëria është pasqyrë e kulturës sportive në mbarë vendin. Por, kur nëpërkëmbe­t një skuadër, një klub dhe një qytet i tërë, nga instancat më të larta të futbollit shqiptar lipset vetëm seriozitet dhe ndershmëri në garë. FSHFja duhet që të marrë në konsiderat­ë reagimin e tifozëve vendës, me qëllim mospërsëri­tjen dhe ndalimin e këtyre gjykimeve, jo vetëm kur ka luajtur Luftëtari, por dhe ekipet e tjera", u shpreh fillimisht Lika. Humbja e fundit e Luftëtarit në shtëpi 2-3 ndaj Teutës, me sa duket, nuk ia ka zbehur aspak optimizmin trajnerit Lika dhe lojtarëve të tij para ndeshjes së sotme. "Laçi përballet nesër (sot) me ne pas një ecurie të mirë dhe kësisoj do të synojë fitoren. Nga ana tjetër, edhe ne si skuadër i kemi marrë të gjitha masat për të përballur këtë kundërshta­r. Të gjithë futbollist­ët kanë dhënë maksimumin në seancat stërvitore dhe mbeten të prirur për të treguar forcën e vërtetë", shtoi numri një i pankinës. Në një kohë që Luftëtarit do t'i duhet të përballet sot me Laçin , në orën 14:00 , Lika ka një tjetër apel në adresë të strukturav­e të futbollit shqiptar, teksa thotë: "Të gjitha ndeshjet është mirë të luhen në të njëjtën ditë". Tomor Shehu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania