Panorama Sport (Albania)

Çyrbja hero, Teuta fundos Vllazninë

Skuadra e Maganit merr një fitore që e ngjit në renditje

- DRILON XHEPOLLARI

Teuta nuk fal në shtë pi duke siguruar fi toren e dytë në harkun kohor të katër ditëve, çka bën që skuadra e Maganit të rifitojë një vend në tabelën e klasifikim­it duke lënë pas momentalis­ht Partizanin. Përballë një Vllaznie apatike në fushën e lojës dhe pa shumë ide, për durrsakët ka vendosur një gol i Çyrbjes i shënuar në fillimin e takimit, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes është luajtur kryesisht në mesfushë dhe me pak raste shënimi. Kuqeblutë e kanë pasur shumë të vështirë që të gjejnë hapësira në mbrojtjen vendëse dhe ato pak raste që u janë dhënë për shënim, nuk kanë mundur që t'i finalizojn­ë. Pas kësaj humbjeje, skuadra e Gjokës ndërlikon pozitat e saj në klasifikim duke qëndruar në vendin e parafundit.

PJESA E PARË - Durrsakët janë të parët që e nisin takimin në sulm, por nuk e kanë të lehtë që të krijojnë raste të pastra shënimin. Gjuajtjet e Dediç dhe Hilës nga distanca nuk janë të sakta. Vllaznia, nga ana tjetër, është në pozicion pritës dhe mundohet të dalë me shpejtësi në kundërsulm, por nuk e gjen asnjëherë të papërgatit­ur mbrojtjen durrsake, e cila arrin të mbyllë mirë hapësirat duke mos i dhënë mundësi Atsinës që të rrezikojë. Loja zhvendoset në mesfushë, por goli nuk do të vonojë. Në minutën e 15-të të takimit, një krosim i gjatë dhe pa shumë pretendime arrin të gjëje Çyrbjen në vijën e parë të sulmit. Mbrojtësi mik, Marku, në pozicion të vështirë mundohet të largojë topin nga këmbët e zv/ kapitenit të Teutës, por nuk ia del, pasi sfera përplaset në trupin e tij. Çyrbja del i vetëm përballë Selimajt dhe me një gjuajtje të saktë nuk e ka të vështirë ta ndalë topin në rrjetë. Avantazhi i jep qetësi Teutës dhe reagimi i Vllaznisë nuk vonon. Pesë minuta më vonë është Hasani që jep një asist për Çinarin duke gjetur të papërgatit­ur mbrojtjen vendëse. Por, futbollist­i shkodran, edhe pse përballë portierit Kastrati, gjuan keq dhe topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Pas këtij momenti, Teuta ul ritmin e lojës dhe mundohet të mbajë larg portës së saj shkodranët, për t'i ndëshkuar ata me dalje të shpejtë, por nuk ia del.

PJESA E DYTË - Vllaznia nuk pajtohet me disavantaz­hin dhe lëshon sinjalet e para se durrsakët nuk do ta kenë të lehtë në këtë fraksion të dytë të ndeshjes. Orelesi në të 47- ën lëshon një vertikaliz­im për Atsinin që arrin të kontrolloj­ë topin brenda

zonës së Teutës dhe gjuan fort, por nuk është i saktë. Ka frymëmarrj­e të Teuta, ndërsa Gjoka nuk u beson syve me atë që ka humbur sulmuesi i skuadrës së tij. Minutat që do të pasojnë do të lihen kryesisht në mesfushë dhe rastet e pastra për

shënim do të jenë me "pikatore". Presioni te skuadra kuqeblu ka nisur të ndihet dhe goditjet e Atinsës e Çinarit nuk janë të sakta. Ndërsa Teuta, në minutat e fundit, mendon më shumë për fazën mbrojtëse sesa për të shënuar golin e sigurisë.

 ??  ??
 ?? FOTOT: F. Hazizllari ?? Lojtarët e Teutës festojnë golin e fitores
FOTOT: F. Hazizllari Lojtarët e Teutës festojnë golin e fitores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania