Panorama Sport (Albania)

Legjionarë­t, Armando Sadiku, fitore mes flakës

Sulmuesi i Legias luajti vetëm 30 minuta, “italianët” dhe Cikalleshi ngrohën stolin

-

Legia e Varshavës fitoi dje një ndeshje të zjarrtë, me plot kuptimin e fjalës. Skuadra ku aktivizohe­t Armando Sadiku, arriti që të merrte tri pikë të vështira ndaj Gornik, në një duel që u ndërpre tri herë. Kjo për arsyen se tifozët e Legias ofruan si gjithmonë një spektakël të frikshëm, ku flakadanët e shumtë dhe tymuesit nuk lejonin rrjedhshmë­rinë e lojës normale. Bomberi i Kombëtares shqiptare, e nisi sfidën nga pankina, duke zbritur në fushë

në minutën e 63-të. Me sulmuesin tonë, Legia shtoi rrezikshmë­rinë në fushë, derisa në të 85-ën e zhbllokuan ata me Hamalainen.

MAVRAJA, LILA E MEMOLLA -

Të vetmit që shijuan fushën dje nga minuta e parë ishte Andi Lila në Greqi, ku me PAS Janinën e tij luajti të gjithë sfidën, por në fund barazuan 1-1 me Panetoliko­s. Në Kroaci, anësori i majtë i Shqipërisë, Hysen Memolla, fitoi 3-1 në transfertë, ku Hajduk Spliti i tij mposhti Istrën. Mëngjarash­i ishte ndër më aktivët dhe agresivët në fushë duke merituar edhe kartonin e verdhë në minutën e 58- të. Ndërsa në Gjermani, mbrojtësi Mërgin Mavraj, edhe pse titullar dhe 90 minuta në fushë, nuk mjaftoi që të ndihmojë Hamburgun e tij që të dilnin të pamposhtur kundër Shalkes në transfertë (2-0).

TË TJERËT NGROHIN STOLIN - Një e dielë aspak e bukur kjo për legjionarë­t shqiptarë. Në Itali nuk luan asnjë prej tyre në pasditen e djeshme. Arlind Ajeti e ndoqi nga stoli disfatën që Krotone pësoi ndaj Xhenoas. Benevento vazhdon të zhytet duke shënuar humbjen e 13-të radhazi (rekord historik), ku Gjimshiti dhe Memushaj e përjetuan nga pankina disfatën 2-1 të ardhur në minutën e 94-t, me gol të Peluzos. Në Turqi, skuadra e Sokol Cikalleshi­t, Osmanlispo­r, u mposht me rezultatin 4-3 në transfertë­n ndaj Trabzonspo­rit, ku sulmuesi i Kombëtares nuk pati mundësi që të luante asnjë sekondë.

 ??  ?? Pamje nga tribunat në flakë e tifozëve të Legias
Pamje nga tribunat në flakë e tifozëve të Legias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania