Panorama Sport (Albania)

Fitorja në Lushnjë i shpëton të kuqtë nga 4 mijë euro gjobë

Ultimatumi për 7 pikë skadon të dielën

-

Pas humbjes me Laçin, ndeshja e parë e fazës së dytë, drejtuesit e klubit zhvilluan një takim me ekipin, ku nuk munguan edhe "kërcënimet" me gjoba. Drejtuesit kërkuan reagimin e ekipit në tri javët në vazhdim dhe vunë si ultimatum marrjen e 7 pikëve në këto takime, ndonëse dihej se do të përballesh­in me dy kryesueset. Dy ndeshjet e para, me Kukësin në transfertë dhe Skënderbeu­n, janë mbyllur brenda pritshmëri­ve, pasi fituan me përmbysje 2-1 në "Zeqir Ymeri", si dhe barazuan 0- 0 me Skënderbeu­n në "Selman Stërmasi". Pra, në këto dy sfida kryeqyteta­sit grumbullua­n katër pikë. Por për të përmbushur kërkesën e drejtuesve, si dhe për të shpëtuar gjobën, lojtarët e Partizanit duhet me patjetër që të fitojnë të dielën në Lushnjë. Nëse nuk fitojnë në "Roza Haxhiu", çdo lojtar pritet të gjobitet me të paktën 4 mijë euro. Kjo është shuma që është përmendur gjatë analizës së zhvilluar pas humbjes me Laçin, por ka edhe aludime që gjoba mund të shkojë deri në dy rroga mujore. Në sezonet e fundit, kryesisht kur ekipet janë përballur në Kategorinë e Parë dhe rivaliteti ka qenë shumë i lartë, të kuqtë kanë vuajtur në Lushnjë, kështu që as kësaj here nuk mendohet e lehtë. Lushnjarët arritën që t'i surprizojn­ë të kuqtë edhe në fazën e parë, pasi ndeshja e zhvilluar në "Selman Stërmasi" u mbyll në barazim pa gola. Duke ditur vështirësi­të që ka Partizani në sulm, lojtarët duhet të jenë të përqendrua­r në maksimum që të marrin fitoren në Lushnjë e të evitojnë gjobën, por mund të jetë edhe ndonjë shkëndijë për ndonjë premio të mundshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania