Panorama Sport (Albania)

Flamurtari në pritje të Partizanit, Tirana mund të rigjejë Kukësin

-

Ndeshjet e para të turit të dytë zbuluan jo pak për skuadrat që pritet të kualifikoh­en në turin çerekfinal. Nisur nga rezultatet e së mërkurës, praktikish­t klube si Flamurtari, Kukësi, Skënderbeu, Laçi dhe Tirana mund të thuhet se kanë hipotekuar kualifikim­in, edhe pse mbeten për t'u zhvilluar 90 minutat e kthimit më datën 13 dhjetor. Me ndeshjen e djeshme Pogradeci-Partizani, që u mbyll me fitoren 1-0 të "demave" është krijuar një ide më të qartë për turin në vazhdim, pavarësish­t se skema është e paracaktua­r dhe dihet se çfarë rrezikojnë skuadrat në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Çifti Tirana-Vllaznia, ose e thënë ndryshe klasikja e futbollit shqiptar, duhet t'i bëjë llogaritë me Kukësin në çerekfinal­e. Bardheblut­ë janë dukshëm favoritë, pasi me fitoren 2-0 në "Selman Stërmasi" vetëm një mrekulli e shkodranëv­e mund t'i eliminojë. Në rast të dështimit të një përmbysjej­e të madhe nga Vllaznia, atëherë Tirana do të rigjente Kukësin në Kupë, ashtu si në edicionin e kaluar. Një tjetër duel mes kampionëve në fuqi të Superiores dhe atyre të Kupës së Shqipërisë do të rikthente në kujtesë ndeshjet me shumë polemika të edicionit të kaluar, kur Kukësi ia bëri më të lehtë rrugën Tiranës, por me ironinë e fatit që, në fund, bardheblut­ë zbritën nga Superiorja. Një tjetër çift interesant që po projektohe­t në çerekfinal­e është ai mes Flamurtari­t të kualifikua­r (fitoi 1-6 ndaj Turbinës) dhe Partizanit, që i duhet të presë edhe 90 minuta për t'u konfirmuar. Të kuqtë nuk duhet të bëjnë "harakiri" pas dy javësh në kryeqytet, në mënyrë që surpriza e hidhur nga Besëlidhja në edicionin e kaluar të konsideroh­et thjesht një rastësi. Duke parë skemën e Kupës, interesant është fakti se fituesi i çiftit Teuta-Kamza do të përballet me Skënderbeu­n, që triumfoi në Lezhë minimalish­t 0-1 dhe natyrisht mbetet superfavor­it për t'u kualifikua­r më tej. Shanse për një edicion super ka edhe Laçi, i cili theu Lushnjën bindshëm në transfertë dhe tashmë, pasi të zyrtarizoj­ë kualifikim­in në kthim, do të presë fituesin e çiftit Luftëtari-Bylisi. Ballshiotë­t surprizuan të mërkurën, duke mundur gjirokastr­itët 2-1, por ai gol në fushën kundërshta­re duket se u jep përparësi bluzinjve në kthim. Gjithsesi, mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë më 13 dhjetor, me të paktën tri ndeshje që janë të hapura: Vllaznia-Tirana (0-2), Teuta-Kamza (1-1), si dhe Luftëtari-Bylisi (1-2). Për nga rezultati i arritur, edhe fitoret minimale të Partizanit dhe Skënderbeu­t nuk mund të quhen kualifikim­e të sigurta. Edicionin e kaluar surprizën e bëri Besëlidhja, që shkoi deri në gjysmëfina­le, ndërsa tashmë Tirana ka shansin të bëjë të njëjtën gjë si skuadër e Kategorisë së Parë, por si rekordmene e trofeve të fituara të këtij kompeticio­ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania