Panorama Sport (Albania)

Fitore me dhimbje, “demave” u dëmtohen tre lojtarë titullarë

Batha, Progni dhe Vila e mbyllin ndeshjen para kohe

- ROMEO XINXIFI

Partizani ka fituar ndeshjen e parë të Kupës në Pogradec, po të kuqtë nuk kanë dalë pa pasoja nga ky takim. Madje, pasojat mund të jenë të kushtueshm­e, pasi tre futbollist­ë titullarë u larguan nga fusha të dëmtuar. Të kuqtë e nisën takimin duke u besuar titullarëv­e që barazuan me Skënderbeu­n, por Emiljano Vila, Gerhard Progni dhe Idriz Batha janë detyruar ta mbyllin para kohe sfidën. Vila u bë "viktimë" e terrenit të rrëshqitsh­ëm, pasi u rrëzua keq në fushë. Sot do të vendoset sa i dhimbshëm ka qenë suksesi i Partizanit në Pogradec, pasi lojtarët e dëmtuar do të kryejnë ekzaminime­t e nevojshme mjekësore. Partizani ka histori të hidhura nga Kupa, pasi në ndeshjen e parë të raundit të parë në Kuçovë u dëmtua Arbnor Fejzullahu, i cili ka kryer një operacion në gju dhe nuk dihet se kur do të rikthehet.

-Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka qenë i pezulluar për të drejtuar ekipin edhe në ndeshjen e Kupës në Pogradec. Disiplina e dënoi me dy ndeshje trajnerin e të kuqve, pas reagimit të tij ndaj zyrtarëve të ndeshjes në Kukës. Me takimin e djeshëm, Starova e ka shlyer dënimin dhe rikthehet në pankinë të dielën ndaj Lushnjës. "Bobi" e ka ndjekur dje takimin me Pogradecin në kabinat e transmetim­it të gazetarëve. Herë pas here, ai jepte udhëzime përmes telefonit, të cilat duhet të zbatoheshi­n nga trajneri Dalipi. Pjesë e udhëzimeve të trajnerit Starova kanë qenë edhe zëvendësim­et e kryera në këtë takim. Ai nuk ka qenë aspak i kënaqur me lojën e të tijve, madje në momente të caktuara ishte edhe nervoz.

- Pas pesë javësh dënim, tifozët e Pogradecit dje kanë pasur mundësinë të ndjekin ekipin e tyre në stadiumin "Gjorgji Kyçyku". Dënimin e morën pas ndeshjes së fazës së parë në kampionat ndaj Tiranës.

 ??  ??
 ??  ?? Momenti kur Progni i lë vendin Sukajt
Momenti kur Progni i lë vendin Sukajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania