Panorama Sport (Albania)

Shehi i bindur: Ndaj Kukësit rikthehemi te fitorja në kampionat

-

Skënderbeu është rikthyer në Korçë për të përgatitur ndeshjen e radhës ndaj Kukësit në kampionat. Pas tri barazimesh radhazi, korçarët kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në intervistë­n e dhënë për mediat, kapiteni Orges Shehi ka vlerësuar kundërshta­rin.

Shehi, si po e prisni ndeshjen ndaj Kukësit?

Sfidë si gjithë të tjerat do të thoja. Pavarësish­t se Kukësi është një ekip i fortë, kampionati ka treguar deri më tani se nuk ka ekipe të lehta dhe sfida jo të vështira. E rëndësishm­e është që të rikthehemi te fitorja pasi në kampionat vijmë nga tri barazime dhe mbetet objektivi kryesor që të marrim fitoren për të ruajtur ecurinë pozitive në këtë kampionat, por edhe për të menaxhuar titullin.

Kjo do të thotë se fitorja është detyrim?

Nuk më pëlqen termi detyrim, sepse sa do që të jetë detyrim, futbolli është i tillë, që po nuk e pate përqendrim­in maksimal në një ndeshje gjatë gjithë 90 minutëshit dhe po nuk u paraqite në lartësinë e duhur, nuk mund të marrësh atë që do. Është një ndeshje që do të kërkojmë rikthimin te fitorja dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Nëse Skënderbeu fiton këtë takim, diferenca shkon në 9 pikë. Kjo do të thotë se titulli është më afër? Është shumë shpejt, shumë shpejt për të folur për titullin dhe për sigurinë e titullit. Kampionati është në fillim, sapo ka nisur faza e dytë dhe nuk është mbyllur akoma gjysma e parë e kampionati­t. Sezoni është i gjatë. Një distancë prej nëntë pikësh dhe dy ndeshje të fituara ndaj një rivali direkt, do të jenë një siguri më shumë, por vetëm kaq. Si ju duket skuadra pas tri barazimeve rresht? Nuk ka asnjë gjë negative, situata është mjaft e mirë, shumë pozitive dhe jemi të gjithë të karikuar për të bërë mirë në çdo ndeshje që ne do të kemi përpara. Kukësin e keni mposhtur në transfertë, mos ndoshta ndeshja e shtëpisë është më e lehtë?

Nuk është nivel gjykimi ky, pasi ndeshja ndryshon shumë nga një tjetër për nga mënyra e interpreti­mit. Në atë ndeshje kemi bërë një performanc­ë të shkëlqyer dhe bashkë me Partizanin dhe Jang Bojsin, ishin ndeshjet më të mira të zhvilluara nga ne. Shpresojmë që të bëjmë sërish një takim të atij niveli.

Skënderbeu kampion dimri?

Deri në fund të dhjetorit janë ende dhe tri javë dhe ne duam që t'i marrim ndeshjet një e nga një. Duhet të përqendroh­emi te Kukësi fillimisht, që luajmë nesër, dhe më pas te dy ndeshjet e tjera që kemi përballë. T'i marrim secilën me radhë dhe jemi në rregull nëse e bëjmë kështu.

Në Europë sfida e fundit me Jang Bojs. Vlen për statistikë? Është një sfidë që ne do të shkojmë të bëjmë një paraqitje të denjë për një ekip, që ka treguar forcën e vet në këtë grup. Pavarësish­t se kualifikim­i është mbyllur. Ne do të mundohemi të japim maksimumin edhe në këtë takim dhe pse jo të marrim edhe pikët. Ll. Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania