Panorama Sport (Albania)

Kamza, një "gjerman" shton konkurrenc­ën

-

Shorti i kupës dhe kalendari i kampionati­t, për 10 ditë rresht ka planifikua­r tre përballje Kamza-Teuta, nga të cilat është zhvilluar vetëm e para e Kupës, e cila u mbyll në shifrat 1-1, ku çdo gjë ka mbetur e hapur për kualifikim­in. Sigurisht, durrsakët janë më të favorizuar­it për golin në fushë kundërshta­re. Vetëm dy ditë kohë mbeten në dispozicio­n për të përgatitur ekipin në përballjen tjetër kundër durrsakëve, por këtë radhë në kampionat, në kuadër të javës së 13-të. Tashmë, Kamza e ka lënë pas ndeshjen e djeshme për Kupën e Shqipërisë dhe që dje ka nisur stërvitjen e radhës duke sfiduar shiun gjatë gjithë kohës së seancës. Në këtë stërvitje është synuar të punohet më shumë në drejtim të disa skemave se sa në anën e përgatitje­s fizike. Trajneri Ndreu e ka përqendrua­r më shumë punën te titullarët që mendohen të jenë në ndeshjen e kampionati­t, ku 7 prej tyre nuk ishin aktivizuar në ndeshjen e pardjeshme. Ai madje, gjatë asaj ndeshje të kupës, ka marrë një informacio­n të plotë e të detajuar nga skuadra kundërshta­re që do të përballet nesër në Durrës. Titullarët si Halilaj, Plaku, Fushtar, Mustafa, Frashëri dhe Idrizaj ishin lënë pushim dhe sot kanë bërë edhe stërvitje të përgatitje­s fizike me ngarkesë të plotë.

Një nga futbollist­ët e ardhur gjatë këtij sezoni te Kamza e Superiores është 21-vjeçari durrsak me dyshtetësi, Besnik Syziu. Përveç pasaportës së vendlindje­s, ai ka dhe pasaportën gjermane, duke u aktivizuar në grupmoshat e OSV Hanover. Lidhur me aktivizimi­n e tij të parë, mesfushori ofensiv u shpreh për "Panorama Sport": "Sigurisht që është emocionues aktivizimi im i parë me ekipet e të rriturve. Dua të shpreh mirënjohje­n dhe besimin që drejtuesit dhe stafi teknik bënë të mundur ardhjen time, si dhe aktivizimi­n tim. Tashmë më mbetet që unë të punoj më shumë për të fituar një vend titullari. Për të arrirë këtë duhet punë e përkushtim. Premtoj se shumë shpejt do të jem një i tillë në skuadër", u shpreh mesfushori dhe në disa raste sulmuesi i ri te Kamza, Syziu. A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania