Panorama Sport (Albania)

“Ish”-i Liçaj: Na kanë penalizuar, ja ngacmimet me Ramadanin

-

Lejdi Liçaj shprehet me emocione për përballjen me të shkuarën e tij. Vlonjati do të rikthehet në Gjirokastë­r, por tashmë si "ish". Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", Liçaj analizon Flamurtari­n dhe Luftëtarin. Nuk parashikon dot një rezultat, por thotë se nuk do të festojë nëse shënon. Ndërsa tregon edhe për telefonatë­n e fundit me lojtarët e Luftëtarit.

Liçaj, si e vlerëson ndeshjen me Luftëtarin?

Mund të them se është një nga ndeshjet më të vështira. E them këtë gjë, pasi Luftëtari është skuadra me repartin më ofensiv dhe më kualitativ në Superiore. Duhet të kemi kujdes maksimal sepse ata janë shumë të shpejtë në veprimet e tyre. Përpara kësaj ndeshje, ke nostalgji? Kam shumë nostalgji. Në Gjirokastë­r kam kaluar shumë bukur dhe shumë mirë. Në ekip kam pasur mbështetje­n e të gjithëve, si nga shokët, edhe nga presidenca. Ka qenë vërtet një eksperienc­ë e bukur. Si e parashikon rezultatin e kësaj ndeshjeje? Nuk e di për rezultatin. Mendoj se do të fitojë futbolli. Të dy ekipet, si Flamurtari, ashtu edhe Luftëtari, kanë qenë të penalizuar­a nga gjykimet sepse kanë merituar më shumë me atë që dhanë në fushën e lojës. Luftëtari është në një situatë të vështirë. Mendon se do të dalë? Më vjen keq që janë në të tilla pozita. Ata nuk e meritojnë këtë gjendje. Unë shpresoj dhe besoj se Luftëtari do t'ia dalë. Nëse shënon në këtë ndeshje, do të festosh? Jo, asnjëherë nuk do të festoj nëse shënoj ndaj Luftëtarit! I jam shumë mirënjohës asaj skuadre dhe atij qyteti. Cila është pika më e fortë e Flamurtari­t dhe Luftëtarit? Pika më e fortë e Flamurtari­t këtë vit është grupi dhe harmonia që kemi krijuar, por edhe etja për sukses dhe për ta çuar këtë skuadër atje ku e ka vendin. Ndërsa Luftëtarin si ekip e karakteriz­on fryma e grupit. Por, pika më e fortë e atij ekipi është mesfusha dhe sulmi. Janë shumë të shpejtë dhe teknikë. Po pikat e dobëta? Pika më e dobët nga Flamurtari jam unë (qesh…). Unë do kem më shumë ngarkesë emocionale. Luftëtarin e disfavoriz­on vetëm renditja dhe fakti se si ata do ta përballojn­ë presionin. Me kë nga lojtarët e Luftëtarit i ruan komunikime­t? Të them të drejtën, i kam marrëdhëni­et e mira me të gjithë djemtë. Komunikoj me shumë nga djemtë që luajnë aty, pasi kemi kaluar shumë mirë. Më shpesh me Beqirin, Bregun, Ramadanin, Rocën, Ruçin dhe Abazin.

Ke folur këto ditë para ndeshjes?

Po, kam folur edhe këto ditë para ndeshjes. Ata bëjnë shaka me mua. Telefonatë­n e fundit e kam pasur me Ramadanin, i cili më tha: "E gjetëm pikën e dobët. Do sulmojmë nga ty." Ermal Sika

 ??  ?? Lejdi Liçaj, kur ishte pjesë e Luftëtarit
Lejdi Liçaj, kur ishte pjesë e Luftëtarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania