Panorama Sport (Albania)

Mungojnë Zguro dhe Abazaj, Luftëtari “i gjymtuar” përballë Flamurtari­t

Në dyshim edhe Bregu, bluzinjtë tentojnë “misionin e pamundur”

-

Luftëtari, pas takimit me Bylisin në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, u është rikthyer përgatitje­ve për ndeshjen e radhës. Flamurtari është ekipi ku Luftëtari do të kërkojë fitoren përballë tifozërisë në shtëpi. Pavarësish­t humbjes 2- 1 në "Adush Muça" në Ballsh, Luftëtari i Hasan Likës, duke sfiduar motin me reshje, ka shfrytëzua­r parketin e pallatit të sportit për të vijuar përgatitje­t për Flamurtari­n. Për trajnerin Hasan Lika, fitorja ndaj vlonjatëve, pa dyshim që është detyrë shtëpie, por kur bëhet fjalë se në dispozicio­n të tij pritet të mos jenë futbollist­ë si Abazaj e Bregu të dëmtuar, apo as Zguro i skualifiku­ar, ky mision bëhet më shumë se i vështirë.

SFIDA - Gjithsesi, për t'u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, si dhe për të hedhur "pas krahëve" ecurinë negative të deritashme, në kampin gjirokastr­it besojnë se kualitetet e Luftëtarit janë të mjaftueshm­e për të përballuar me sukses çdo rival. Flamurtari, ekipi i një sezoni më parë që Luftëtari ka ditur t'i rrëmbejë nëntë pikë, do të jetë nesër në orën 14:00

kundërshta­ri ku gjirokastr­itët do të synojnë rikthimin e imazhit të munguar prej disa javësh në shtëpi.

MUNGESAT - Në përballjen me vlonjatët Luftëtari do të vuajë mungesën e sigurt të Vangjel Zguros, në krahun e majtë të mbrojtjes

mungesën e mesfushori­t Kristal Abazaj, pas dëmtimit të pësuar në Ballsh, si dhe mungesën e vlonjatit Dejvi Bregu. Ky i fundit nuk u aktivizua nga trajneri Lika në ndeshjen me Bylisin për arsye gripale dhe dëmtimi të lehtë, por për të ka ende shpresa se mund të rikuperohe­t.

Nisur nga mungesat e pritshme të Abazaj, Bregut, mbetet në dyshim dhe e Zguros, për Luftëtarin rritet gjithnjë e më shumë shkalla e vështirësi­së për të përballuar një Flamurtar dinjitoz në javët e deritanish­me. Tomor Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania