Panorama Sport (Albania)

Stadiumi bëhet makth, nge in unimet në Berat

Skuadra do presë vitin që të luajë në shtëpi

- ERIS SYLYKU

Problemet nuk kanë fund për Tomorin. Shtrimi i tapetit në stadiumin e rikonstruk­tuar është çështja më e diskutuar gjatë muajve të fundit në qytetin e Beratit. Pas shumë javësh ku një pjesë e fushës qëndroi e pashtruar, vetëm katër ditë më parë mbërritën edhe shiritat me bar artificial për atë pjesë të fushës, një gjë që u prit me shumë entuziazëm nga klubi beratas dhe vet tifozët. Por, punimet për shtrimin e shiritave zgjatën vetëm dy ditë. Gjithçka është ndërprerë, në një kohë që duhet të hidhen elementët përbërës që ta bëjnë këtë fushë të përdorshme. Kjo situatë ka shqetësuar sërish drejtuesit e klubit, të cilët janë në pritje që punimet të mbyllen shpejt dhe Tomori të rikthehet për të luajtur në stadiumin e vet. Bëhet e ditur se reshjet e ditëve të fundit kanë qenë një prej arsyeve kryesore të ndërprerje­s së punimeve. Pritet që javën e ardhshme të rinisin sërish punimet dhe të mbyllen shpejt. Megjithatë, duket e vështirë që Tomori të luajë ndonjë ndeshje për këtë vit në fushën e vet. Sipas të gjitha gjasave, skuadra do të rikthehet të luajë në stadiumin e saj vetëm në pjesën e dytë të sezonit, që do të rinisë në shkurt.

TRAJNERI

Përsa i përket trajnerit të ri, gjithçka është vendosur tashmë prej ditësh dhe ai do të jetë Gersi Arbri. Por, shtyrja e zyrtarizim­it dhe prezantimi­t të tij nga klubi është bërë për shkak se kryebashki­aku i Beratit dhe njëkohësis­ht president i skuadrës, Petrit Sinaj, ndodhej jashtë Shqipërisë. Burime në klubin beratas konfirmojn­ë se prezantimi i trajnerit të ri, Arbri, do të bëhet sot në orën 14: 00. Ai do të debutojë si "timonier" i skuadrës në transfertë­n e së dielës në Pogradec ndaj skuadrës vendëse.

 ??  ?? Pjesa e shtruar me tapet në stadiumin e Tomorit, por aty punimet zgjatën vetëm dy ditë dhe janë ndërprerë sërish
Pjesa e shtruar me tapet në stadiumin e Tomorit, por aty punimet zgjatën vetëm dy ditë dhe janë ndërprerë sërish
 ??  ?? Skuadra beratase vazhdon që të stërvitet vetëm në gjysmën e fushës
Skuadra beratase vazhdon që të stërvitet vetëm në gjysmën e fushës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania