Panorama Sport (Albania)

Transfertë e panjohur, Apolonia nuk e mendon blofin

Fierakët luajnë në Shënkoll, frikë nga euforia

-

Fierakët vijojnë përgatitje­t e tyre në kuadër të javës së parë të fazës së dytë. Fitorja 3-1 me Bylisin ka rritur moralin te skuadra, duke krijuar një frymë shumë pozitive brenda grupit. Bardhejesh­ilët nuk duan të bien në vetëkënaqë­si, pasi do të ishte e dëmshme për ta, por po përgatiten me kujdes dhe qetësi për ndeshjen e fundjavës, një transfertë e vështirë me Shënkollin. Si stafi teknik, ashtu dhe vetë lojtarët janë të bindur se i pret një ndeshje e fortë, ndaj dhe përkushtim­i për këtë takim ka qenë maksimal. Në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", mesfushori i Apolonisë, Taulant Hysenshaha­j, shpreh vlerësim për skuadrën veriore, si dhe besimin se do të jetë një ndeshje korrekte. "Shënkolli është një ekip që duhet vlerësuar, pasi loja e tyre ka ardhur në rritje, çka e dëshmon dhe barazimi kundër Tiranës. Në tërësi duhet pranuar që nuk ka skuadra të lehta dhe Shënkolli meriton seriozitet maksimal, aq më tepër që luan në fushën e vet. Ne kemi bërë kujdes që ta përgatisim siç duhet këtë ndeshje dhe të synojmë që të zhvillojmë një takim të nivelit të duhur. Duhet të përpiqemi për të krijuar më tepër qëndrueshm­ëri në lojën tonë, por edhe në rezultate. E kemi harruar Bylisin, në kuptimin e fjalës që nuk jemi euforikë, por jemi tërësisht të fokusuar vetëm te ndeshja e radhës, për të cilën do të synojmë rezultat pozitiv", tha Hysenshaha­j. Fazën e parë në Fier, Apolonia ka fituar me rezultatin 2-0 me dopietë të Krasniqit. Të dy ekipet vijnë pas një paraqitjej­e pozitive në javën e fundit, teksa kanë ndalur dy skuadrat e kreut, Apolonia duke fituar ndaj Bylisit, ndërsa Shënkolli barazoi me Tiranën e vendit të parë. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania