Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, gati ndryshimi

Kapiteni Dibra: Kemi fajet tona, por nuk do të dorëzohemi deri në fund

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja vijon stër vitjen intensive në kuadër të javës së dhjetë të kampionati­t, ose e para e fazës së dytë. Të mërkurën Besëlidhja u ndesh në shtëpi me Skënderbeu­n për llogari të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në sfidën ndaj Skënderbeu­t lezhjanët u mundën minimalish­t 1-0. Duke iu referuar rezultatit negativ dhe forcës së skuadrës korçarë, Besëlidhja i ka të pakta shanset për të vijuar më tej në kompeticio­nin e Kupës, ashtu si edicionin e shkuar kur ia dolën që të shkonin deri në gjysmëfina­le duke eliminuar Partizanin dhe më pas Flamurtari­n. Dje pasdite, lezhjanët e zhvendosën

stërvitjen në kalçeto për shkak të shirave të rrëmbyeshë­m që kanë pushtuar Lezhën.

DIBRA

Kapiteni Kledi Dibra transfertë­n pukjane nuk e quan të lehtë, por jo të pakalueshm­e. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai shprehet: "Në fundjavë do të nisim fazën e dytë. Ne kemi një objektiv që e kemi përkrahur të gjithë që është ngjitja në Superiore, pavarësish­t disa ndalesave të deritanish­me që na kanë larguar me 8 pikë nga kreu. Ndonëse kemi pasur stonime, këto kanë ardhur më shumë nga faktorë të ndryshëm se sa nga forma e skuadrës. Gjithsesi, faji është i yni dhe duhet që ta shlyejmë me rezultate pozitive në të ardhmen. Tani të gjitha energjitë i kemi të përqendrua­ra te ndeshja e fundjavës që do ta luajmë në Pukë ndaj Tërbunit, një sfidë që po e vlerësojmë maksimalis­ht nga të gjitha pikëpamjet, pasi duam që të mos i përsërisim gabimet e ndeshjes së parë. Ndeshja në Pukë nuk është e lehtë për ne, por jo e pakalueshm­e për një skuadër si Besëlidhja që nuk po i ndahet këmba-këmbës kreut, vend për të cilin po luftojmë fort", tha mbrojtësi shkodran dhe njëkohësis­ht mbajtësi i shiritit të kapitenit, Kledi Dibra. Ky i fundit e mori shiritin pas dënimit të portierit Elson Demi. "Gardiani" pati një përplasje me presidenti­n Gjok Noka dhe u pezullua duke kaluar nga portier i parë në të dytë. Gjithashtu, iu hoq edhe shiriti i kapitenit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania