Panorama Sport (Albania)

Katër skuadra në garë për titullin, Superliga pa favoritë

Derbi në tavolinë me Partizanin, Tirana apel federatës

- ABDULLA DUSHKU

Superliga e basketboll­it të meshkujve ka hyrë në një fazë mjaft interesant­e, pas ndeshjeve të javës së 6-të ku 4 ekipe kryesojnë me pikë të barabarta. Në krye të renditjes, Teuta, Tirana, Vllaznia e Partizani, kryesojnë me nga 10 pikë secila, duke e bërë tepër interesant kampionati­n. Skuadra e Teutës ka për momentin pikavarazh­in më të mirë (+75), i takon të mbajë dhe kreun momental, ndërkohë që në vendin e dytë, sipas pikavarazh­it, renditet Tirana (+73), në të tretin Vllaznia (+59) dhe të katërtin Partizani (+47). Sigurisht, që kjo renditje e këtyre 4 skuadrave do të jetë përcaktues­e edhe për fazën e "playoff"-it, që do të zhvillohet në përfundim të 4 fazave. Me sa duket do të jenë pikërisht këto 4 ekipe, që do të luftojnë deri

në fund për titullin kampion. Dy skuadrat e tjera, Kamza dhe Barleti, do të jenë dy skuadrat për mbijetesën. Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e javës së 7-të me superndesh­jen e Shkodrës, Vllaznia-Partizani.

Ka kohë që klubi i Tiranës, nëpërmjet menaxherit të përgjithsh­ëm të shoqatës "Tirana" pranë klubit të basketboll­it, Anxhelo Koleka, ka disa kohë që ka apeluar lidhur me takimin e derbit TiranaPart­izani, ndeshje që është dhënë në tavolinë 20-0 për Partizanin, duke i hequr ekipit të Tiranës edhe pikën e humbjes. Ai shpjegon: "Absurditet i federatës, ajo po punon me dy standarde, pasi në një rast tjetër të ngjashëm, Tirana- Vllaznia, ku tifozët janë gjakosur, ndeshja u përsërit pa tifozë, ndërsa në ndeshjen e derbit, edhe pse rasti është shumë herë më i zbutur, Tirana u masakrua, vetëm për dy kapsolla në fushë. Prandaj, kërkojmë nga kjo federatë, të na kthejë një përgjigje." shprehet Anxhelo Koleka.

 ??  ?? Ekipi i Tiranës duke festuar titullin në dhomat e zhveshjes sezonin e kaluar
Ekipi i Tiranës duke festuar titullin në dhomat e zhveshjes sezonin e kaluar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania