Panorama Sport (Albania)

Zambrota: S'më habiti Gatuzo, ekipi do të “vdesë” në fushë

-

Xhanluka Zambrota dhe Xhenaro Gatuzo nisën rrugëtimin e tyre në dy qytete shumë larg njëri-tjetrit, por pavarësish­t rrugëtimev­e përkatëse plot sakrificë, dyshja arriti në Olimpin e futbollit për t'u shpallur kampionë botë në vitin 2006. Përveç fanellës së Kombëtares së Italisë, Rino dhe Zambro (nofkat e tyre) kanë veshur fanellën e Milanit, klub tek i cili para dy ditësh Gatuzo nisi një etapë të re të karrierës së tij si trajner. Në një intervistë për të përditshme­n italiane "Gazzetta Dello Sport", pikërisht Xhanluka Zambrota ka folur për mikun e tij të 1001 betejave në fushën e blertë.

Zambrota, sa ju habit Gatuzo në stolin e Milanit?

Pak, do të thosha. Duke parë lidhjen e tij me klubin, se sa i dashuron ato ngjyra për mua Rino te Milani, nuk do të jetë kurrë surprizë. Në fillim të sezonit, duke parë emrat e shumtë që erdhën nga merkato, ambiciet e klubit dhe punën e nisur nga një trajner askush nuk mund ta mendonte se Milani do të arrinte të ndryshonte trajner në mesin e fazës së parë. Montela duhet kuptuar, të ndërtosh një ekip nga e para nuk është e lehtë, por në futbollin e sotëm dinamikat janë të tilla. Gatuzo është një zgjedhje e klubit për t'i dhënë skuadrës stimuj të rinj. Personalis­ht kam pak kohë që kam nisur të hedh hapat e para si trajner, duke punuar te Kiaso, Delhi dhe tani Jiangsu me Kapelon e, megjithatë, kam kuptuar se i pari që paguan është trajneri. Më vjen keq për Montelën, pasi është një teknik i aftë dhe skuadrat e tij luajnë mirë. Për Rinon jam shumë i lumtur teksa e shoh të arrijë kaq lart. Ai i ka dhënë shumë Milanit dhe anasjellta­s, njeh historinë e fanellës dhe di më mirë nga kushdo se çfarë do të thotë "shpirti i Milanit".

A do të mjaftojë kjo karakteris­tikë për të bërë kthesën me Milanin?

Ai do të transmetoj­ë te lojtarët ndjesinë e përkatësis­ë ndaj fanellës. Do t'u tregojë të gjithëve, që nga ata pa përvojë e deri te lojtarët e rinj, se cili është qëndrimi që pritet nga kushdo që vesh fanellën e Milanit. Unë e kam provuar, por kam mbajtur edhe ato të klubeve të mëdha si Barcelona dhe Juventus, megjithatë e pranoj që ndjesia që fal "San Siro" është vërtet e veçantë, ashtu siç është e rëndë përgjegjës­ia kur skuadra nuk po jep në fushë atë që duhet. Rino mund ta ndihmojë grupin që të shkundet dhe të ndiejë peshën e fanellës, kjo në sensin pozitiv.

Gatuzo nuk pranon vetëm cilësitë e karakterit. Çfarë ofron tjetër?

Çfarëdo që të thotë, ato mbeten vlera të shtuara për këdo. Ai do të dijë të vihet në dispozicio­n të skuadrës në të gjitha mënyrat dhe në situatat më të vështira. Si trajner ka kaluar përvoja jo të lehta me Pizën, Kretën dhe Palermon. Ai nuk ka frikë nga asgjë dhe kjo është një cilësi e rëndësishm­e për këdo që synon të bëhet trajner. Gjithashtu Gatuzo di të marrë maksimumin nga lojtarët e tij, madje mund t'i shtyjë të japin edhe më shumë. Së bashku kemi përfunduar kursin e Koverçanos dhe "UEFA Pro", ju garantoj se është shumë i përgatitur edhe në nivel taktik, pa harruar stafin e tij.

A mendoni se i mjafton përvoja që ka krijuar në këto vite? Në Itali kjo dilemë do të mbetet e përjetshme. Duhet të biem dakord, ndaj do t'u besojmë emrave të zakonshëm ose duhet të mbyllim gojën e të mos etiketojmë si "të papërvojë" çdo trajner të ri duke i krijuar vështirësi që nuk ekzistojnë. Ndryshimi i Milanit tonë dhe atij aktual është pikërisht te mosha. Sot ka lojtarë të rinj që duhen "edukuar", ndaj kush më mirë se Gatuzo mund t'u mësojë vlerat e Milanit, për të krijuar kështu një skuadër të fortë për të ardhmen?

Nga trajnerët që keni pasur, me kë ju ngjan më shumë Gatuzo?

Ne njihemi prej vitesh, megjithëse më shumë e njoh si lojtar se sa si trajner. Duke pasur parasysh kokëfortës­inë e tij, nuk ma do mendja të ketë ndryshuar shumë. Si personalit­et ngjan me Kapelon, ka karizëm dhe nuk e ka problem të ta thotë në fytyrë mendimin e tij. Ashtu si Kapelo, edhe Rino i përjetojnë shumë ndeshje dhe e dashurojnë atë që bëjnë.

A e kishit menduar ndonjëherë se mund të bëhej trajner? Në karrierën time kam pasur shumë shokë skuadre që kur luanin të jepnin idenë se mund të bëheshin trajner. Po flas për lojtarë si Guardiola, Konte, Deshamps, të cilët ishin trajnerë në fushë me plot kuptimin e fjalës. Gatuzo ka shpirt udhëheqësi, por nëse mendohem pak mund të them se ka pasur disa sinjale që mund të ishte trajner.

Sa i zoti është Rino?

Vlen ajo që gjithmonë kanë thënë për të. Besoj se për Gatuzon, futbollist­ët do të jenë gati të hidhen mes flakëve. Ka shumë mënyra për të qenë fitimtarë në këtë zhanër, mund të jesh si Kapelo, si Lipi dhe si Ançeloti. Të gjithë janë fitimtarë, pavarësish­t karakterev­e të ndryshëm. E kam të vështirë të them kush është mënyra ideale për të arritur suksesin, por me siguri Rino do të dijë të japë shumë. Shumë dhe mbase edhe për një kohë të gjatë?

Milani ka kohë për të përmirësua­r pozitat, por një pjesë e madhe e gjërave varet nga objektivat e klubit. Kuqezinjtë duhet të konfirmohe­n në Ligën e Europës për të synuar më pas atë të Kampioneve ose titullin në Itali. Gatuzo do të luajë shanset e tij, unë mundem vetëm t'i uroj që të hapë një cikël sa më të gjatë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania