Panorama Sport (Albania)

Përjetë një numër 10, Toti: Me mua, Ronaldo do shënonte më shumë

Ish-kapiteni rrëfen jetën e re si drejtues te klubi verdhekuq

-

Jeta e re profesiona­le vijon e ndërthurur mes vizitave në "Trigoria", ndonjë bisedë me Monçin e Di Françeskon dhe transferta­t me skuadrën. Françesko Toti, pas lamtumirës së dhimbshme, është gjithmonë pranë Romës së tij dhe nuk e humbet rastin për të folur mbi verdhekuqt­ë dhe aventurës së tij të re si drejtues: "Intervista ime e parë si drejtues. Ka një tjetër ndjesi, është ndryshe. Por, pas 25 vitesh si lojtar, tashmë jam mësuar", e nisi bisedën me gazetarin e "Corriere della Sera", ish-kapiteni dhe numri 10 i Romës.

Çfarë ka ndryshuar? Gjithçka. Jeta, ana psikologji­ke e fizike. Isha mësuar të bëja gjithmonë të njëjtat gjëra: zgjim i shpejtë, ngrënia e mëngjesit, stërvitje. Si një makinë. Tani duhet ta programoj ditën. Ambientimi nuk ishte i lehtë. I kërkova klubit disa pushime: më duhej të zbrazja kokën, të shijoja pak kohë me fëmijët e mi. Ma lejuan dhe i falënderoj, kështu munda të nis me këmbën e mbarë rrugëtimin e ri. Qëndrova në futboll, që për mua është jeta. Është gjithçka.

Përgjithmo­në? Apo kurrë mos thuaj kurrë?

Puna ime do mbetet gjithmonë e lidhur me futbollin. Jam i bindur. Kam fatin të qëndroj me skuadrën, me trajnerin dhe drejtuesit. I ndajmë ndeshjet së bashku. Udhëtoj me autobusin e klubit, shkoj në grumbullim. Punoj në 360 gradë.

Do e bënit trajnerin?

Le të themi që për momentin, nuk është një prioritet i imi.

Sa peshojnë një xhaketë dhe një kravatë?

Në fillim flisja me vete, si i çmendur. Por, tani u mësova.

Vuhet më shumë nga tribuna apo nga stoli?

Në tribunë, sepse në pankinë shpreson gjithmonë të hysh në fushë. Në tribunë dëgjon gjëra të çmendura. Gjithë trajnerët. Mendoj:" kushedi se çfarë thoshin kur luaja unë."

Roma, vetëm Roma, gjithmonë Roma?

Mund të kisha shkuar vetëm te Reali i Madridit, sepse nuk do e vishja kurrë fanellën e një tjetër italianeje. Vendosa me zemër dhe nuk jam penduar asnjëherë.

A patët një mundësi të dytë?

Muajt e fundit, me Spaletin qenë të ndërlikuar. Kishim një raport të mirë, përpara se të largohej në 2009- n. Kur u rikthye, nisa të luaj më pak, i pranova gjithmonë vendimet e tij. Pata oferta nga Emiratet apo Shtetet e Bashkuara. Do më kishin mbuluar me para, por në atë mënyrë do kisha shkatërrua­r 25 vite dashuri. Zgjodha përsëri Romën.

Kur e keni kuptuar se do bëheshit futbollist?

Në moshën 16- vjeçare, kur firmosa kontratën e parë si profesioni­st. Kuptova që për mua ishte kthyer në një punë serioze.

Itali-Suedi, e ndoqët nga shtëpia?

Nuk e kisha menduar se do ndodhte kjo dramë futbollist­ike. Në qershor do ndez televizori­n e nuk do shoh Italinë, është anormale.

Me ju në stol, a do kishte hyrë në fushë Insinje?

Me mua do luante nga

minuta e parë, është njëri nga të paktët që mund ta zgjidhte atë ndeshje.

Nga duhet të nisë revolucion­i në "FIGC"?

Nga Damiano Tomazi. Së pari sepse është një mik i imi, së dyti sepse është kompetent. Një figurë pozitive: i ri, transparen­t, i pastër. Nëse shkon jashtë Italisë me të, bën një figurë të mirë.

"Zgjedhim" edhe trajnerin?

Në këtë pikë, Montelën. Po rindërtoj Romën e titullit.

Bufon, miku juaj, duhet të luajë apo të tërhiqet?

Në moshën 39- vjeçare, mund të luajë më mirë se 22, është çështje mentalitet­i. Por në Itali arsyetohet me kartë identiteti. Bufon, kur pret, nuk tregon 39 vjeç.

Topi i Artë?

Mesi ose Kristiano Ronaldo. Por preferoj Mesin.

Pendesa që ke pasur lidhur me futbollin?

Që nuk kam luajtur me Ronaldon, atë të Interit. Është ëndrra ime, edhe e tij. Ka shënuar shumë, me mua do kishte shënuar edhe më tepër.

E dini që videoja juaj më e klikuar, është shkelmi ndaj Balotelit?

Ishte diçka e mbledhur prej vitesh, për ato çka thoshte mbi romanët. Derisa... Megjithatë, ajo që ndodhi ishte e shëmtuar.

Cili është defekti që urreni më shumë?

Zilia dhe falsitetet e atyre që flasin pas krahëve. Cila e fiton titullin? Katër skuadra janë në të njëjtin nivel, por Juvja ka gjithmonë diçka më shumë. Napoli? Skuadra më e bukur për t'u parë. Mund ta fitojë nëse nuk do ketë shumë dëmtime, do më pëlqente një titull në jug. Po një titull Interit?

Eh, jo, Interit jo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania