Panorama Sport (Albania)

Myler a el Bajernit Ta “shtrydhim” Hejnkesin

am gati për sfidat e radhës, u përgatita intensivis­ht për to

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Zëvendëska­piteni i skuadrës së Bajer nit, Tomas Myler, ka arritur të rikthehet në formë pas një dëmtimi muskulor të pësuar në fundin e muajit tetor, duke i munguar skuadrës bavareze në shtatë sfidat e saj të fundit. Gjatë ditë së djeshme, mesfushori gjerman ka shprehur se është sërish në formën e tij më të mirë dhe pret me padurim sfidën e së shtunës ndaj skuadrës së Hanoverit. Gjatë një deklarate, Myler ka thënë se: "Jam sërish gati. Kam punuar shumë për rikthimin dhe ndihem në formën time më të mirë. Tani dua të jap maksimumin tim përsëri për skuadrën. Në seancat stërvitore të ditës së martë dhe të mërkurë, jam stërvitur në mënyrë intensive duke u fokusuar edhe më tepër në ushtrimet e skuadrës për të qenë sa më në formë për këtë përballje." Zëvendëska­piteni i skuadrës së kampionëve gjermanë ka folur gjithashtu edhe mbi debatin mbi të ardhmen e trajnerit bavarez, Jup Hejnkes, duke i bërë thirrje skuadrës të shohin në të tashmen dhe jo në të ardhmen. Ndryshe, sipas tij, nuk do ndihmonin as trajnerin dhe as skuadrën. Lidhur me këtë çështje, mesfushori gjerman deklaroi se: "Mendoj se ajo çka duhet të bëjmë, është të marrim maksimumin sa e kemi ende në krye të pankinës trajnerin Jup Hejnkes dhe jo të flasim për të ardhmen e tij, pasi kjo nuk na ndihmon as ne dhe as vetë trajnerin." Kampioni në fuqi i kombëtares gjermane është duke pritur me padurim shortin e ditës së sotme për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi. Për këtë çështje, kampioni i botës, Tomas Myler, ka thënë se: "Normalisht që askush nuk do të jetë në një grup të mbushur me skuadra të forta si Brazili, Spanja, Franca apo Gjermania. Gjithashtu, nuk do donim të kishim në grup Spanjën dhe Anglinë. Megjithatë, jam shumë i emocionuar për atë çka do të rezervojë shorti i Kupës së Botës."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania