Panorama Sport (Albania)

9 ndeshje dhe mijëra kilometra, çfarë i pret klubet gjatë dhjetorit

Anglia nis kalendarin festiv të kampionati­t

-

Për shumicën e njerëzve, dhjetori është muaji i pushimeve, leximit, dhe argëtimit. Por nuk është kurrë i tillë për Premier Ligën. Krishtlind­jet dhe Viti i Ri janë ditët më të lodhshme dhe shpeshherë vendimtare të sezonit në Angli. Çdo skuadër do të luajë minimalish­t 7 ndeshje, por ka nga edhe ato që do të zbresin 9 herë në fushë.

ARSENALI - Forma e "topçinjve" në "Emirates" ka qenë fantastike këto kohët e fundit, kështu që djemtë e Vengerit do t'i presin të sigurt në shtëpi rivale si Mançester Junajtid dhe Liverpuli. Udhëtimi i tyre më i gjatë do të jetë transferta me Uest Bromuiçin. Pastaj do të kenë dy transferta brenda Londrës. Por ndeshjet do të shtohen, sepse skuadra lufton në tre fronte. Uest Hemi në Kupën e Ligës është një shans për të arritur gjysmëfina­let. Arsenali e ka siguruar vendin e parë në grupin e tyre të Ligës së Europës, kështu që në ndeshjen me BATE-n do të hedhë në fushë një skuadër të dytë, ndoshta edhe të tretë.

ÇELSI - Blutë e Londrës kanë të njëjtin problem si Arsenali. Ata do të luajnë në tre kompeticio­ne gjatë këtij muaji. Por ata janë në një situatë më të keqe në Europë. Sepse në Champions vendi i parë në Grupin C nuk është garantuar ende dhe ata duhet të mundin Atletikon e Madridit për ta siguruar. Kjo do të thotë se djemtë e Kontes do të vijnë me këmbë të lodhura në fund të këtyre ndeshjeve. Ngushëllim­i i tyre i vetëm është se, gjatë këtyre 9 ndeshjeve, ata nuk do të përballen me asnjë nga skuadrat që renditen në 9 vendet e para. Kundërshta­ri më i vështirë në letër do të jetë Brajtoni i vendit të 10-të.

LIVERPULI - Pesë nga 8 ndeshjet e këtij muaji, Liverpuli do t'i luajë në "Anfield". Dhe ata duhet të mos lënë asnjë nga këto 15 pikë rrugës. E vetmja ndeshje e vështirë në shtëpi do të jetë derbi me Evertonin, por bilanci i "Toffees" në "Anfield" gjatë sezoneve të fundit ka qenë i tmerrshëm. Shqetësimi i vetëm i Klopit është se i duhet ende të luajë për një rezultat ndaj Spartakut të Moskës në Champions. Por edhe fakti që do të ketë tri ndeshje kundër Brajtonit, Bornmëthit dhe Arsenalit në transfertë. Janë shumë kilometra.

MANÇESTER SITI - Është e vështirë në këto momente të vlerësosh një ndeshje të vështirë të Mançester Sitit në transfertë (kanë fituar 11 të fundit). Por derbi kundër Mançester Junajtid në "Old Trafford" do jetë shumë përcaktues. Një fitore më 10 dhjetor dhe atëherë mund ta themi me siguri se titulli do të shkojë në "Etihad". 9 do të jenë ndeshjet e kryesuesve të Guardiolës gjatë këtij muaji. Por me marshin që ata udhëtojnë në këto momente, asgjë nuk është e pamundur. Problemi do të jetë vetëm menaxhimi i energjive. Çka do të thotë se ata duhet të bëjnë kujdes përpara transfertë­s së vështirë në Suonsi dhe vizitën ndaj Totenhemit të uritur për të bërë kthesën. Transferta­t kundër Njukasëlli­t dhe Kristal Palasit në harkun e katër ditëve mund të sjellin gjithashtu ndonjë surprizë të pakëndshme.

MANÇESTER JUNAJTID - Ky është një muaj vendimtar për Mançester Junajtid. Nëse ata do të fitojnë ndeshjet e mëdha, atëherë do ta shohin veten e tyre shumë pranë pas Mançester Sitit. Por, nëse nuk do të marrin maksimumin ndaj Arsenalit dhe skuadrës së Pep Guardiolës, atëherë do të bëhet një mision i pamundur parakalimi i rivalëve në garën për titull. Përveç këtyre dy ndeshjeve të rëndësishm­e, kalendari "i ferrit" për skuadrën e Zhoze Murinjos do të vazhdojë. Ata duhet të mundin Bornmëthin, Uest Bromuiçin, Leiçesteri­n dhe Sauthempto­nin. Udhëtimi i tyre në "Emirates" ditën e nesërme, do të jetë edhe distanca më e gjatë për t'u përshkuar.

TOTENHEMI - Dhjetori parashikoh­ej një muaj "ferri" edhe për skuadrën e Poçetinos. Por, fakti që ata e kanë siguruar vendin e parë në grupin në Champions, e bën stërvitore ndeshjen e fundit kundër APOEL-it. Por, pavarësish­t shkëlqimit në Europë, forma e tyre lë për të dëshiruar në kampionat. Kështu që transferta­t ndaj Uotfordit, Sitit dhe Bërnlejt, ata nuk i vlerësojnë dot siç do të bënin pak javë parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania