Panorama Sport (Albania)

Strakosha, numri 1 në Itali për pritjet

I dyti në Europë për numrin e pritjeve deri më tani

-

Dy vite më parë ishte një portier që nuk kishte fare të ardhme. Nuk llogaritej nga askush se mund të luante me Lacion, në një kohë që kishte tri apo katër alternativ­a që konsideroh­eshin më të mira sesa ai, me Marketin në krye të listës. Mirëpo, prej më shumë se një viti është i pari në radhën e gardianëve të Lacios dhe jo vetëm kaq, por po përballon me sukses edhe një defekt të kësaj skuadre: numrin e madh të goditjeve që pëson në kuadrat. Por, shqiptari ia ka dalë që ta shndërrojë në një arritje të madhe këtë gjë. Ai renditet në krye të listës së portierëve në Serinë A për nga numri i pritjeve që ka bërë. Me 58 të tilla, shqiptari lë pas edhe Perin, i cili ka të njëjtin numër. RENDITJA

Por, Strakosha nuk është vetëm i pari në radhën e gardianëve të Serisë A. "Corriere Dello Sport" ka bërë një renditje në bazë të kësaj statistike edhe me gardianët më të mirë në kampionate­t më të rëndësishm­e të Europës. Gardiani i Shqipërisë dhe Lacios renditet i dyti, me vetëm tre pritje më pak se sa Pavlenka i Verder Bremenit. Shpërthimi i këtij portieri pasqyrohet në artikullin e prestigjio­zes italiane, duke përmendur edhe shpërthimi­n e shqiptarit në përballjen e fundit në Serinë A në sfidën ndaj

Fiorentinë­s, kur në një dalje përballë Kiezës, ia doli që ta hipnotizon­te. Portieri i Lacios hyri në histori këtë sezon me penalltinë e pritur ndaj Dibalës, gjë, të cilën se kishte bërë asnjë gardian në këtë kampionat, deri më 14 tetor kur shqiptari ruajti

fitoren e Lacios në minutën e fundit të kohës së rregullt. "Portieri shqiptar ka bërë një rritje prej alpinisti. E radhës quhet Champions për të, ndërkohë që e ardhmja mban emrin: Lacio", përfundon shkrimi i "Corriere Dello Sport".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania