Panorama Sport (Albania)

Femrat dhe Brigeli, Rraklli u rrëfehet gjermanëve

"Kosova na ka dëmtuar, dua të bëhem trajner në Gjermani"

- OLSI TUJANI

Në Bundesligë­n gjermane kanë luajtur 19 futbollist­ë shqiptarë. I pari që ka shkruar historinë në këtë kampionat, ka qenë Altin Rraklli, që sot është në moshën 47vjeçare. Kjo është hyrja e intervistë­s së dedikuar nga gazeta prestigjio­ze gjermane "Bild", për ish- sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe ishtrajner­in e Kombëtares së femrave në vendin tonë. Rrakklli ka rrëfyer për gjermanet periudhën kur kuqezinjtë drejtohesh­in nga Brigel, si dhe së fundmi aventurën e tij në krye të femrave kuqezi. Më poshtë, edhe shkrimi i dedikuar për Altin Rrakllin. MBËRRITJA

Në vitin 1992, qendërsulm­uesi la vendlindje­n e tij dhe u transferua te Fraiburg, në ligën e dytë gjermane. Atij, nuk iu desh shumë kohë për të njohur vendin e ri si dhe gjuhën e re, me të cilën do të kishte të bënte. "Një mik i imi u vendos në Fraiburg pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri dhe më rekomandoi në atë skuadër. Pas dy javë prove, u pranova dhe nënshkrova një kontratë. Megjithatë, nga ana fizike nuk isha në formën e duhur për një kampionat si Bundesliga, duke qenë se në Shqipëri nuk stërvitesh­im mjaftueshë­m mirë", tregon fillimisht Rraklli. Ai shpejt u përshtat me ritmin, braktisi Bundesligë­n e Dytë për të Parën. Më vonë u bë pjesë e Hertës, Haching dhe Regensbërg. Pas një udhëtimi të mëvonshëm në vendlindje­n e tij, Shqipëri, përfundoi karrierën në vitin 2009. AKTUALITET­I

Tani Rraklli jeton në Aue, ku është vendosur motra e tij e martuar me ish- futbollist­in profesioni­st, Skerdilaid Curri. "Unë dua që të punoj si trajner. Kam licencën dhe kualifikim­in më të lartë të nevojshëm, por problemi në Gjermani është te fakti se ka shumë trajnerë të mirë. Është e vështirë për mua që të gjej një punë", vijon trajneri shqiptar.

KOMBËTARJA E FEMRAVE

Rraklli, në Gjermani, mund të punojë jo vetëm në drejtimin e një skuadre meshkujsh, por edhe për një ekip femrash. Ai është një nga ish-trajnerët e futbollit të femrave dhe i pari trajner i Kombëtares së femrave në Shqipëri. "Unë realisht kërkova në federatë një post trajneri në sektorin e të rinjve për një nga kombëtaret e moshave. Mirëpo, në atë periudhë, ata po kërkonin një trajner për Kombëtaren e femrave dhe më ofruan që ta bëja këtë detyrë", tregon Rraklli, i cili e ushtroi këtë detyrë që nga viti 2011 për pesë vite në ndërtim të skuadrës Kombëtare si dhe në kërkim të elementëve të nevojshëm për këtë përfaqësue­se në Europë dhe në SHBA, kudo ku kishte futbollist­ë me origjinë shqiptare. "Nuk ia dolëm që të kishim rezultate pozitive në përballjet me ekipet e mëdha kombëtare të femrave, por të paktën triumfuam kundër Greqisë në kualifikue­set për Botëror."

E ARDHMJA E KOMBËTARES

Sa i përket të ardhmes së kuqezinjve, të cilët ishin pjesë e Europianit "Francë 2016", Rraklli është skeptik. "Kur Brigel u bë trajner i Kombëtares në vitin 2002, gjërat u bënë më mirë. Ai na ndryshoi shumë, na disiplinoi", tregon fillimisht Rraklli për Shqipërinë. Tashmë, futbollist­ët me origjinë shqiptare kanë dy mundësi zgjedhjeje dhe kjo e bën më të vështirë të ardhmen sipas tij. "Shumë futbollist­ë shqiptarë me origjinë nga Kosova nuk preferojnë më Shqipërinë, që nga maji i vitit 2016 kur Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA. Ata do të na mungojnë shumë. Presioni i konkurrenc­ës brenda në Kombëtaren tonë nuk është më aq i lartë sa më parë". Rrakkli ka në mendjen e tij një karrierë si trajner në Gjermani. "Dua të tregoj se çfarë mund të bëj si trajner", ka përfunduar Rraklli dhe shkrimi i dedikuar për në nga "Bild".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania