Panorama Sport (Albania)

Botërori, sytë nga Kremlini për shortin

Rusia si vend organizato­r në grupin A, në Botëror do të mungojë një trajner i kualifikua­r

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sot, në orën 16:00, në Pallatin Shtetëror të Kremlinit do të hidhet shorti i fazës finale të Botërorit "Rusi 2018". Do të jenë të pranishëm mbi 1 300 të ftuar, ndër të cilët 30 trajnerë, me Oskar Tabarez të Uruguait dhe Ange Posteçoglu, i cili ka hequr dorë nga kombëtarja e Australisë, pasi e kualifikoi për në "Rusi 2018". Nuk mund të mungonte në këtë event presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili do të takohet me disa nga legjendat e futbollit botëror si Kafu, Kanavaro, Maradona e Nikita Simonian 91- vjeçari, ish-futbollist i kombëtares që përfaqëson­te Bashkimin Sovjetik. Prezantues­i i njohur anglez Geri Lineker do të drejtojë eventin. Ai ka qenë kritik ndaj mënyrës sesi FIFA zgjodhi organizato­rët, kjo edhe për shkak se pikërisht Rusia mundi Anglinë në përpjekjet për turneun. Në krah të ish-futbollist­it do të jetë gazetarja ruse Maria Komandnaja, ndërsa më shumë se 200 vende anembanë globit do të transmetoj­në direkt ceremoninë.

RREGULLORJ­A - Skuadrat e kualifikua­ra janë të ndara në katër vazo bazuar në klasifikim­in e tyre në renditjen e përgjithsh­me të FIFA-s. Ekipet me renditjen më të mirë gjenden në vazon e parë, ndërsa ato me renditjen më të dobët në vazon e katërt. I vetmi përjashtim është Rusia që, si vend

organizato­r, pozicionoh­et direkt në vazon numër 1. Shorti do të fillojë me vazon e parë dhe do të përfundojë me të katërtën. Skuadrat që do të dalin nga vazo gjatë shortit do të vendosen në grupet sipas radhës. Dy skuadra nga e njëjta konfederat­ë nuk mund të shortohen në të njëjtin

grup, pra disa nga ekipet në vazot 2, 3 dhe 4 mund të kapërcejnë grupet sipas rendit të tyre nëse në to është shortuar më parë një ekip nga kontinenti i tyre. Përjashtim në këtë grup bën vetëm Europa, që me 14 skuadra të kualifikua­ra në Botëror mund të ketë më tepër se një

përfaqësue­se për çdo grup.

EKIPE DHE... FLAMUJ - Mes kokave të grupit spikasin Gjermania, që do të mbrojë titullin ndaj Brazilit dhe Francës që premtojnë shumë. Ambicia e yjeve si Ronaldo e Mesi do të shtyjë Portugalin­ë dhe Argjentinë­n të kërkojnë suksesin, teksa edhe Anglia mund të bëjë surprizën. Për sa i përket Botërorit, nuk do të ketë pengesa për asnjë lloj flamuri, apo për atë me shtatë ngjyra që përfaqëson homoseksua­lët, pavarësish­t se ligji e ndalon këtë të fundit. Lajmin e ka konfirmuar Aleksei Smertin, ishfutboll­ist që tashmë është nga ambasadorë­t e Kupës së Botës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania