Panorama Sport (Albania)

Vanda: Reali do Ikardin, por ai vlen 200 mln €

“E duan klubet elitare, më tepër nga ato sa janë dëgjuar, por ofertat janë refuzuar”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në zemër të Milanos, brenda zyrave të reja, Vanda Nara është rrëfyer për të përditshme­n italiane "Corriere dello Sport". Elegante dhe e qeshur, femra që mban çelësat e zemrës së Mauro Ikardit e që i kuron interesat profesiona­lë, ka zbuluar botën e numrit 9 zikaltër.

Vanda Nara, a e prisnit nga Mauro Ikardi një start kampionati me 15 gola në 14 javë?

Unë po, sepse kam besim tek ai dhe ia njoh aftësitë. Me këtë trajner dhe më këtë grup ndihet mirë. Kur gjërat shkojnë si duhet, ai përherë befason dhe ofron diçka më shumë.

Janë rikthyer zërat e interesime­ve të Realit të Madridit, të Çelsit dhe të Bajernit të Mynihut. Konfirmoni?

Mauro është një lojtar i rëndësishë­m dhe këto janë klube elitare, që e ndjekin prej kohësh. Është e drejtë që një sulmues i tillë, një prej numrave 9 më të fortë në botë, të ketë klube të rëndësishm­e që interesohe­n për të dhe e konsideroj­në për atë që ai vlen.

Kanë ardhur telefonata kohët e fundit nga Madridi?

Preferoj të mos e them se kush më telefonon. Jam unë ajo që merrem me këtë pjesë, ndërsa Mauro mendon për Interin dhe është i lumtur së qëndruari këtu. Drejtuesit e dinë që ka refuzuar skuadra, që lojtarë të tjerë nuk do u kishin thënë kurrë "jo", sepse ai e ka zemrën zikaltër. Nuk e mohoj, megjithatë, që klubet që interesohe­n për të janë shumë. Më tepër se ato që po dëgjohen këto kohë...

A i peshon shiriti kapitenit?

Është një nder, por për Interin jepte shpirtin në fushë, edhe kur nuk e mbante në krah, sepse e ndien dashurinë e kësaj fanelle që i vogël. Interi, me të, do ketë gjithmonë një tifoz më shumë.

E shihni diku tjetër në të ardhmen?

Vështir ta thuash sepse në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë. Ai ka një kontratë, mendon të fitojë me Interin, është i lumtur nga si po shkojnë gjërat dhe jep maksimumin. Të ardhmen, megjithatë nuk e njeh askush: fjala e

i fundit i takon klubit dhe shpeshherë bëhen oferta që nuk mund të refuzohen.

Ka nisur ndonjë bisedë për rinovimin e kontratës?

Është një çështje që duhet ta trajtoni me drejtuesit. Duhet të jenë ata, që thonë nëse qëndron kontrata aktuale e se si duan të veprohet. Ai është një lojtar i Interit, kapiteni, dhe gjithmonë e ka treguar se i qëndron besnik skuadrës. Ne nuk kërkojmë asgjë: nëse klubi na kërkon të ndryshojmë diçka në kontratë, zgjedhja do të jetë e tij.

Interi diçka duhet ta ndryshojë: a do donit ta rrisnit apo ta hiqnit klauzolën 110 milionëshe. Ajo shifër është e ulët në krahasim me vlerën aktuale të Mauros?

Unë nuk e di nëse vlen më shumë se 110 milionë, por me siguri ai çdo vit sfidon vetveten, synon të thyejë rekordet e tij dhe vendos objektivë më të mëdhenj. Nga ai keni akoma për të parë, sepse askush, as Mauro vetë, nuk i njeh limitet e tij. Sa vlen Ikardi?

200 milionë, minimumi. Nëse Interi propozon

heqjen e klauzolës dhe rinovimin, si do i përgjigjen­i?

Klauzolën e kërkova unë sepse e mendova të drejtë t'i vendosja një lojtari të nivelit të tij, një klauzolë prej kampioni. Nuk e di nëse klubi do dëshirojë t'ia ndryshojë klauzolën e si rrjedhojë edhe kontratën. Klauzola, megjithatë nuk duhet të trembë askënd: edhe nëse një klub e barazon atë, vendimi i mbetet gjithmonë lojtarit.

E lumtur që Mauro është rikthyer përsëri në kombëtare?

Shumë. Mauro duhet të ishte prej kohësh në përfaqësue­se,

por rëndësi ka që tani është pjesë e grupit. Jemi me fat që kemi më të mirin në botë, Mesin, dhe tre 9-sha të tjerë, por gjithmonë kam pasur besim tek ai.

Ndiheni gati për t'u nisur në Rusi verën që vjen?

Sigurisht. Do i qëndroj pranë. Më vjen keq që nuk do jetë Italia.

Në rast triumfi në Moskë, do i dhuroni Mauros një tjetër fëmijë?

Jo, jo, mjaft me fëmijët. Më e shumta një qen tjetër (qesh), atij i pëlqejnë shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania