Panorama Sport (Albania)

Besim Kaliniçit, ja plani për sulmin i Gatuzos

Skuadra e ka pranuar, Rino u ka dhënë liri të plotë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Xhenaro Gatuzo e ka nisur përvojën e tij kuqezi me një mori testesh, në bazë të të cilave do të vendosë dhe hierarkinë në ekip, pasi është e qartë që Milani nuk mund të luajë çdo javë me një ekip të ri. Montela propozonte çdo javë një formacion të ri dhe pagoi pasojat, teksa Gatuzo kërkon që skuadra të ketë identitet dhe të njihet sistemi që nis nga Donaruma dhe përfundon te Kaliniç. Pikërisht kroati vazhdon të jetë kandidati kryesor për një fanellë titullari në sulm. Faza sulmuese kërkon vërtet dorën e trajnerit dhe ashtu si Montela, edhe pasardhësi i tij ka vendosur t'i besojë ish- sulmuesit të Fiorentinë­s.

ZGJEDHJET - Stërvitjet e para flasin për një modul 34- 3, ku shtylla kurrizore e ekipit pritet të jenë Donaruma, Bonuçi dhe Romanjoli në mbrojtje, Kesi në mesfushë dhe Suso e Kaliniç në sulm. Pjesët e tjera të mozaikut do të dalin në pah me "gërmimet" stërvitore dhe ndeshjet e radhës me kalendarin që mund ti japë një ndihmesë jo të vogël Gatuzos. Trajneri

aktual nuk i dhuron askujt asgjë, madje as një ish-shoku skuadre te Milani si Injacio Abate. 31-vjeçari mund të jetë titullar i krahut të djathtë duke parë dëmtimet e Kontit, Kalabrias dhe Borinit. Kutrone është një tjetër nga ata që ka fituar simpatinë e

Gatuzos në këto ditë të para në "Milanello", por edhe për të apo Andre Silvën, të dielën parashikoh­et një fillimndes­hje si spektator.

LIBERAL - Modestia dhe thjeshtësi­a e Gatuzos është përhapur si virus në klubin kuqezi. Lojtarët, megjithëse nuk e prisnin largimin e Montelës, duken të kënaqur nga ardhja e një trajneri të ri si ish-mesfushori. Zëra nga brenda dhomave të zhveshjes kuqezi bëjnë të ditur se Rino u ka dhënë futbollist­ëve të tij liri të plotë në mënyrën e veshjes, të stilit të flokëve, të mbajtjes së vathëve, madje edhe te tatuazhet. Tekniku i sapoardhur ka kërkuar disiplinë në stërvitje dhe respektim oraresh, në këmbim të një lirie të plotë, ku vetëkuptoh­et që secili lojtar duhet të zhvillojë një jetë të denjë sportisti, pa abuzuar në ushqime, pije apo me jetën e natës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania