Panorama Sport (Albania)

Juvja “e gjymtuar” në Napoli, Hysaj do arratinë për titullin

Flet trajneri: Do pres Higuainin, shpresoja shumë në një sherr mes lojtarëve të mi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në prag të Napoli-Ju ventus, Masimil iano Alegri duket disi i dorëzuar, ose më saktë i projektuar drejt një objektivi tjetër, teksa sheh se rivalët e sotëm kanë një marsh të frikshëm në kampionat, por në të njëjtën kohë, mallkimi i dëmtimeve sa vjen e shtohet. Përsa i përket edhe lajmit të qarkulluar për një sherr masiv në dhomat e zhveshjes mes futbollist­ëve të tij, trajneri e merr me ironi, madje nënvizon se do të kishte dashur që grupi i tij të kishte pasur një shkundje të tillë. "Ku ta gjeja që të kishte pasur një sherr brenda grupit. Kështu do ishim zgjuar të gjithë". Por më shumë se sa kjo, makthi i dëmtimeve është ai që shqetëson më shumë trajnerin, sepse me Gonzalo Higuainin me dhimbje të forta në dorën e operuar, Juventusi ka humbur në stërvitjen e djeshme edhe qendërsulm­uesin Mario Manxukiç, i cili nuk është grumbullua­r. Për më shumë, edhe mbrojtësin gjerman Benedikt Hëvedes.

Alegri, dëmtimet duken një mallkim që nuk ka fund...

Fatkeqësis­ht... Lihshtajne­r, gjithashtu do të jetë jashtë, Kuadrado dhe Bernardesk­i kanë vetëm dy seanca stërvitje, ndërsa Higuain ka dhimbje të forta në dorë, por do të shpresoj deri në fund për të. Një goditje e fortë ishte dëmtimi i Manxukiçit dhe Hëvedesit, që nuk do të udhëtojnë me ne në Napoli.

Ky Napoli është i frikshëm, apo jo?

Po bën gjëra fantastike dhe nuk më mbetet veçse t'i kompliment­oj. Ndërsa ne kemi lënë disa pikë rrugës. Për ne, sfida me Napolin është një test i rëndësishë­m në pritje të ndeshjen me Olimpiakos­in, e cila është ndeshja me e rëndësishm­e e javës që na pret, sepse kemi detyrimin që të kualifikoh­emi për në 1/8-at e Champions-it.

Sa decizive do të jetë transferta me Napolin?

Unë mendoj për Championsi­n, edhe pse NapoliJuve do të jetë një spektakël. Aktualisht, Napoli është përpara nesh për momentin dhe janë favoritët për titullin kampion. Nesër (sot) do të jetë një udhëkryq i rëndësishë­m, por jo deciziv.

Si është Higuaini?

Do të grumbulloh­et, por të shohim sa dhimbje do të ketë deri përpara ndeshjes.

Do ishe gati të firmosje për një barazim?

Jo, por e pranoj që edhe barazimi do të ishte një rezultat pozitiv. Gjithsesi, do të jetë një ndeshje ku diferencën do ta bëjnë detajet.

Napoli sivjet shënon më pak, por edhe pëson më pak. Cili është mendimi juaj?

Në fund, e rëndësishm­e

është që të arrish i pari. Ata luajnë një futboll të bukur, më dëfren edhe mua prej tri vitesh kur i shoh, por kanë mësuar shumë shpejt që edhe të dinë të mbrojnë si grup. Kanë kuptuar se për të fituar kampionati­n, nevojitet mbrojtja më e mirë.

Në "San Paolo" do të shohim një Juve me tre apo katër mbrojtës?

Barzalji mund të luajë në qendër, ndërsa Benatia duhet thjesht të ketë më shumë besim

te cilësitë e tij. Por nëse do të luajë me 3 apo 4 mbrojtës, këtë do ta kushtëzojn­ë zgjedhjet e mia në mesfushë.

Sulmi dhe mesfusha juaj po tregon shumë oshilacian­e...

Për momentin kam lojtarë si Bernardesk­i dhe Kuadrado, që janë stërvitur pak. Higuain ka problemin në dorë dhe të vetmit lojtarë të shëndetshë­m që kam në sulm, janë Dibala dhe Duglas Kosta.

Ka pasur realisht një sherr

në dhomat e zhveshjes?

Unë shpresoja që lojtarët e mi të kapeshin me grushte përpara kësaj sfide, sepse ndonjëherë pak rrëmuje duhet, për t'u zgjuar të gjithë. Por fatkeqësis­ht nuk ka ndodhur...

Sarri vazhdon të shohë Juven favorite. Çfarë i përgjigjen­i?

Mauricios nuk arrij t'i shkoj më dot nga pas. Strategjia e tij është që të krijojë pak kaos... Në fillim justifikoh­et me fushën, një herë tjetër me të ardhurat,

pastaj me Champions-in... Nuk e di, por mund të them se mua më pëlqen të luaj tri herë në javë. Madje, më ekzalton më shumë të luaj në mesjavë (Champions), se sa fundjavave (kampionat)...

Pse thoni se është Napoli favorit për titullin?

Sepse po ecin me një mesatare mahnitëse. Të gjithë shpresojnë që Juventusi të mos fitojë, ndonëse për ne titulli i shtatë radhazi është një sfidë mjaft stimuluese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania