Panorama Sport (Albania)

Drama e lojtarit, nga portier në punëtor ndërtimi

"Merrja 190 mijë lekë në muaj, nuk blija dot as dorezat"

- VLADIMIR MEMA

Të jesh futbollist në Shqipëri nuk është ndonjë privilegj, siç ndodh rëndom nëpër botë, për të mos thënë që në shumë raste është edhe fatkeqësi. Lojtarë që nuk shtyjnë dot muajin me rrogën që marrin nuk janë më raste të veçuara, por çdo ditë e më shumë janë vetë futbollist­ët që guxojnë të tregojnë realitetin e hidhur në të cilin jetojmë. Deri dje, pothuajse të gjithë e dinin realitetin shqiptar, por askush nuk fliste, ndërsa sot janë vetë aktorët në fushë që rrëfejnë jetën me futbollin. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", portieri elbasanas, i cili deri para pak ditësh militonte me Gramshin, Flogert Papri, tregon sesi la në mes ëndrrën e futbollist­it për të punuar në ndërtim në Gjermani. Ende pa e nisur mirë atë për të cilën investoi shumë vite, me shpresën se të luash futboll, përpos kënaqësisë, të bën të jetosh mirë, e lë përkohësis­ht në mes, për të kërkuar një jetë më të mirë, atë jetë që dikur e kishte ëndërruar si futbollist. Papri e lë përkohësis­ht futbollin në moshën 20vjeçare dhe dramë më të madhe se kaq nuk mund të ketë për një futbollist.

Flogert, na tregoni pak për karrierën tuaj të shkurtër në futboll, si ka shkuar?

Është e vërtetë, një karrierë shumë e shkurtër, pasi e lashë përkohësis­ht futbollin. Pasi luajta me moshat e Elbasanit, u afrova për tek ekipi i Gramshit, ku isha deri para pak ditësh, pasi tani jam larguar.

Pra, e mbyllët me futbollin ende pa e nisur mirë atë?

Nuk mund të them se e kam mbyllur përfundimi­sht, por përkohësis­ht po. Të paktën në Shqipëri, pasi nuk ia vlen. Nëse del ndonjë mundësi jashtë vendit, është tjetër çështje.

Pse nuk ia vlen në Shqipëri?

Po dihet që e para është pagesa, sepse vjen fundi i muajit dhe bën llogaritë sa ke prishur dhe sa merr rrogë. Bilanci në fund del që më shumë prish sesa fiton.

Pse sa merrnit ju te Gramshi?

190 mijë lekë të vjetër në muaj. Me kaq para nuk dalin të blesh një palë doreza dhe një palë taka dhe jo më pastaj të mendosh për të mbajtur familjen. Me rroga të tilla nuk mund të mendosh për të jetuar normalisht.

Si përfundim zgjodhët rrugën e emigrimit?

Po, sapo kam ardhur në Gjermani dhe shpresoj që të më ecin gjërat këtej.

Do të luani futboll apo do bëni punë tjetër?

Unë kam ardhur për të bërë punë tjetër. Por, këtu ku jam, kam mundësi edhe për të luajtur me një skuadër. Bëhet fjalë për kategori të ulët, por kanë pretendime për t'u ngjitur. Gjithsesi, mbetet për t'u parë.

Aktualisht bëni?

çfarë po

Erdha me një vizë 6-mujore për të punuar dhe pronari këtu më ka thënë që do ta më rinovojë më pas punën dhe afati i qëndrimit shtyhet edhe për tri vite të tjera. Premisat janë për të qëndruar.

Keni punuar?

Po, kam punuar në ndërtim dhe aktualisht po punoj në këtë sektor. Me dy ditë punë merr aq sa për një muaj si futbollist në Shqipëri.

Dakord, por nga futbollist në punëtor ndërtimi...

Çfarë t'i bësh?! Nëse do merrja aq sa të më mjaftonin si futbollist në Shqipëri, nuk do shkoja deri këtu. Megjithatë, nuk më vjen aspak turp për këtë gjë. Në fund të fundit është punë dhe nga puna nuk duhet të

kesh turp.

E mendonit që një ditë do të përfundoni­t kështu me futbollin, apo besonit se jetohej mirë?

Në fillim ecja me idenë që me futbollin ishte mirë. Kur kam qenë i vogël, e kisha pasion dhe do të lija gjithçka për këtë lojë. Por, duke parë gjërat si ishin, më doli edhe nga qejfi pak e nga pak. Gjithsesi, edhe këtu në Gjermani do e praktikoj me aq mundësi sa do kem.

Mendoni se të jesh futbollist në Shqipëri është fatkeqësi?

Për mendimin tim, po. Është një fatkeqësi të jesh futbollist

në Shqipëri.

Ju vjen keq që e keni lënë mënjanë futbollin, për t'u marrë me punë tjetër?

Keq më vjen, sepse me futbollin jam rritur. Por, nga ana tjetër, duhet menduar edhe për të ardhmen dhe në futboll nuk ka të ardhme.

Po për brezat e rinj që shpresojnë të bëhen futbollist­ë, çfarë u sugjeroni?

Ata e kanë pasion si unë dikur. Por, për mendimin tim, nuk duhet të shpresojnë shumë në këtë sport. Ndoshta nëse do të kenë mundësi për jashtë Shqipërisë, sepse të vlerësojnë dhe të japin atë që meriton.

 ??  ?? Flogert
Papri
Flogert Papri
 ??  ?? Flogert Papri gjatë punës në ndërtim në Gjermani
Flogert Papri gjatë punës në ndërtim në Gjermani
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Papri (m) duke pozuar me portierin e Kombëtares, Etrit Berisha
Papri (m) duke pozuar me portierin e Kombëtares, Etrit Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania