Panorama Sport (Albania)

Ilir Gjyla: Humbja si institucio­n, Lushnja më tremb

“Ekipin e drejtojnë nga jashtë, askush s'mban përgjegjës­i”

- ALBAN ALUSHI

Ish-trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, në një interv istë për gazetën "Panorama Sport" mban qëndrim kritik për mungesën e rezultatev­e te Lushnja. Ai thotë se klubi verdhejesh­il po institucio­nalizohet me humbjen duke shfaqur mungesë përgjegjës­ie. Trajneri i njohur ka folur për gjithçka në futbollin verdhejesh­il, për mungesën e terreneve stërvitore, të pikëve, të tifozëve, si dhe për organizimi­n, duke kërkuar më shumë impenjim për të bërë më shumë në këtë fundvit.

Profesor, pesë pikë në 12 ndeshje. Lushnja nuk ka qenë asnjëherë kaq dobët sa i përket rezultatit sportiv. Pse kjo ecuri?

Kam pasur bindjen se u duhet lënë kohë trajnerëve të punojnë. Ishte e vështirë që në fillim të kampionati­t të mund të përcaktoje nëse Lushnja ishte në rregull. Kishin bërë ndeshje miqësore me ekipe të dobëta dhe nuk ishte kolauduar asokohe... Mendoj se edhe trajneri tjetër ka patur kohën e duhur për të treguar diçka. Pikërisht, kjo më tremb edhe mua: rezultatet e dobëta. Mbi të gjitha më tremb që humbja në Lushnjë është institucio­nalizuar. Asnjë nuk merr përgjegjës­i për humbjet. Ka disa vite rresht. Me përjashtim të kampionati­t të kaluar që ishte për t'u përgëzuar. Kujtoj sezonin e fundit në Superiore. U luajt deri në janar dhe pastaj shkuam në 17 humbje. Humbëm të gjithë fazën e tretë të kampionati­t. Kjo është frika ime. Të institucio­nalizohet humbja, do të thotë të pajtohemi me humbjen.

Lushnja është një ekip i Bashkisë në Superiore përballë superklube­ve me buxhete shumë të larta...

E çfarë pastaj se është ekip Bashkie...?! Çfarë rëndësie ka nëse është ekip Bashkie apo jo? Edhe unë jam i mendimit që duhet të ketë president, por kryetari i Bashkisë, president është. Nuk kam dëgjuar të jetë ankuar ndonjë futbollist apo trajner për financat. Përkundraz­i kanë thënë të kundërtën duke përdorur fjalën "korrektësi". E çfarë po na duhet është ekip Bashkie apo ekip Komune...? Mendoj se duhen marrë përgjegjës­i për humbjet. Dakord, trajneri që filloi sezonin dha dorëheqjen. E drejta e tij dhe patjetër e ndikuar nga rezultatet. Vijmë tani në një moment tjetër që nuk merr njeri përgjegjës­i për humbjet.

Pse skuadra e Lushnjës nuk po del te rezultati? Nuk ka nivelin e Superiores! Cili është mendimi juaj?

Mendoj që skuadra ka cilësi dhe nivelin e Superiores. Mund të jetë thënie e guximshme, por unë mendoj që i ka. Besoj se nuk është gjetur harmonia brenda reparteve. Nuk ka pasur harmoni në skuadër. Nuk mund të kesh harmoni në reparte, në lojë, gjithmonë flas, kur nuk ke harmoni në skuadër. Nëse skuadra ka një grup këtu dhe një grup atje, "njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit", atëherë nuk do të ketë harmoni as në lojë. Pra, nuk ka pasur një ndërthurje të reparteve. Në gjuhën popullore "është prishur shtëpia, është bërë kasolle". Futbollist­ët që kanë luajtur majtas, kanë kaluar djathtas dhe anasjellta­s.

Mendoni se skuadra ka pasur probleme fizike?

Jo, absolutish­t. Nuk mendoj se skuadra ka pasur probleme fizike. Një detaj që e kundërshto­n këtë është fitorja me Teutën në minutën e

Si e shikoni Lushnjën për nga organizimi?

Për mua, Lushnja ka një organizim të shkëlqyer. Ka një drejtor administra­tiv, ka një drejtor teknik, ka dhe sekretarin e klubit. Të zgjedhur nga asambleja, të zgjedhur nga bordi siç e ka ligji. Por dikush tjetër e ka marrë drejtimin e futbollit, që është jashtë institucio­nit të futbollit. Duhet të merren masa. Është një menaxher që ka vendosur kryetari i Bashkisë, që në fillim tha se do të merren masa, do të ndëshkohen trajnerët. Tani unë nuk po dëgjoj më. Ndërkohë që ekipi po humbet javë pas jave.

Si e vlerësoni lojën?

Për mua Lushnja nuk ka shkuar ndonjëherë në sulm si rezultat i një kombinimi, vertikaliz­imi. Është luajtur më shumë apriori. Është luajtur njësoj si në Kategorinë e Parë. Por nuk mund të fitosh dot po nuk luajte futboll. Unë mendoj se duhet punuar shtruar duke vendosur pikat mbi "i". Unë them që

Personalis­ht, nuk do ta bëja këtë. Për çfarë duhet bërë stërvitje në fushën e stadiumit, kur ekipi po humb. Edhe pikë nuk po merr, edhe në stadium të bëjë stërvitje. Pse? Për çfarë? Fushën e stadiumit po e prishim. E dini se për sa vjet do ta ndërrojë Lushnja fushën? Për 7-8 vjet. Edhe nëse del nga Kategoria nuk do ta ketë mendjen njeri aty. Kështu që të mos justifikoh­emi sot.

Dhe është ngritur me të madhe problemi i fushës…

Unë habitem pse është ngritur me të madhe problemi i fushës. Në këto anekse kanë punuar edhe këta trajnerë që janë sot, që kanë dalë futbollist­ë të shkëlqyer dhe trajnerë të shkëlqyer. Nuk kemi dy muaj që kemi këto fusha për stërvitje, por kemi 20 vjet.

Edhe stadiumi "Roza Haxhiu" po rri bosh. Për Lushnjën është diçka e pazakontë në Superiore!

Lushnjën e përgëzon gjithë Shqipëria për tifozët që ka. Por, për çfarë do vijë tifozi në stadium kur ekipi mundet 12 javë rresht...? Pse në javën e parë në Fier kishim publik dhe pastaj erdhi duke u zbehur. Ta gjejmë te vetja.

 ??  ?? në 12 javë ose tetë pikë më shumë sesa periudha e sotme kishte Lushnja në sezonin e fundit në Superiore me 10 skuadra (2005-2006). Skuadra e Lushnjës ka rezultatin më të dobët në kampionati­n elitar, që kur filloi të aplikohej sistemi trepikësh.
në 12 javë ose tetë pikë më shumë sesa periudha e sotme kishte Lushnja në sezonin e fundit në Superiore me 10 skuadra (2005-2006). Skuadra e Lushnjës ka rezultatin më të dobët në kampionati­n elitar, që kur filloi të aplikohej sistemi trepikësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania