Panorama Sport (Albania)

Tërbohet Daja, të huajt nuk stërviten prej vizave

Trajneri spostoi stërvitjen për në orën : , por lojtarët ishin në ambasadë

- LLAZI SARO

Katër futbollist­ët af rikanë të Skënder beut, Xhejms Adeni, Bakari Nimaga, Ali Soue dhe Beniam Demte, kanë bërë "lëmsh" ditën e djeshme stërvitjen e Skënderbeu­t, madje në fund nuk kanë mundur as të arrijnë seancën e radhës. Problemi i tyre ka qenë viza shenjen, që ata duhet të merrnin në kryeqytet dhe më konkretish­t në Ambasadën Zvicerane. Ka qenë vetë Ambasada e Zvicrës në Tiranë, që dje ka njoftuar katër të huajt e Skënderbeu­t që të ishin prezentë në ambasadë për të tërhequr edhe vizën shengen, për ndeshjen e javës së ardhshme në Zvicër, ku Skënderbeu do të luajë takimin e fundit të Grupit B të Europa League. Katër të huajt janë të përzgjedhu­rit e trajnerit Ilir Daja për këtë takim. Në fakt, procedura e marrjes së vizës shengen ka ditë që është bërë nga klubi "Skënderbeu" në këtë ambasadë dhe dje, që nga mëngjesi deri në orët e pasdites, Xhejms, Soue, Nimaga dhe Demte kanë qenë të detyruar që të ishin prezentë në kryeqytet, edhe pse në fakt Skënderbeu kishte stërvitje në Korçë. Katërshja e lojtarëve, pas disa orësh të mundimshme, kanë arritur që ta sigurojnë marrjen e vizës dhe në orët e pasdites janë kthyer në qytetin juglindor.

SHTYRJA - Trajneri Daja në fillim mendoi që dje, skuadra ta fillonte stërvitjen në orën 11:00 të mesditës, kur edhe temperatur­at janë më shumë se normale në qytetin juglindor. Por njëshi i stolit bardhekuq, për mungesën e këtyre katër lojtarëve, preferoi që ta shtynte seancën për në orën 15:00, që mendohej se mund të ishin prezentë në ambientet e stadiumit. Duke bërë këtë "lëmsh" me orarin e stërvitjes, njëshi i stolit të Skënderbeu­t ka pritur më kot orën 15:00, pasi edhe në këtë orë Xhejms, Demte, Nimaga dhe Soue nuk janë dukur gjëkundi, ndërkohë që të katër janë kthyer disa orë pasi seanca stërvitore e ditës së djeshme ka përfunduar. Gjithsesi, e rëndësishm­e është që të katër siguruan vizën shengen dhe të enjten e ardhshme do të udhëtojnë drejt Zvicrës për të qenë prezentë ndaj Jang Bojs, ndërkohë që kanë humbur një seancë stërvitore dhe pritet që të jenë sot përballë Dajës në mbyllje të përgatitje­ve anti- Kukësi. Për lojtarët e huaj në kampionati­n shqiptar, gjithmonë, dhënia e vizave ka qenë një problem më vete. Kujtojmë në verë që Xhejms Adeni pati aq shumë probleme për të udhëtuar drejt Kazakistan­it, sa arriti

vetëm ditën e ndeshjes të bashkohej me skuadrën, për shkak se ambasada Kazake i dha vizë në momentin e fundit. Edhe pse Xhejms udhëtoi atë takim ku Skënderbeu luajti ndaj Kairatit, nuk mundi të luante për shkak të lodhjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania