Kompletohet Dinamo, Besa nuk pranon më humbje
Dinamo dhe Besa do të luajnë sot sfidën e radhës mes tyre në Pezë. Një ndeshje, ku të dy ekipet kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve. Në lidhje me këtë sfidë, trajneri i bluve, Igli Allmuça, u shpreh: "Mendoj që jemi të aftë të marrim tri pikët e të rikthehemi te fitoret. Kemi vullnet dhe dëshirë për të fituar takimin, gjithsesi në futboll janë tri rezultate dhe ia lëmë fushës. Sa për shtyrjen me një javë të kampionatit, unë mendoj se për Dinamon kishte një aspekt pozitiv. Kem rikuperuar dy lojtarë të dëmtuar dhe Elmazi e Ilir Allmuça janë gati. Në takimin me Besën, ne nuk kemi alternativë tjetër përveç fitores. Skuadra është në gjendje të mirë morale, psikologjike dhe fizike, kështu që i kemi të gjitha mundësitë për t'u kthyer te fitorja", përfundon Allmuça. BESA Pavarësisht se luajti me Besën në Superiore, mbrojtësi Skerdilajd Perja i tha jo, gjatë gjithë këtyre 4 viteve, çdo oferte për të braktisur Besën. Mbrojtësi kavajas, në një prononcim për gazetën, shprehet: "Çdo moment i keq ka një kufi. Më duhet të falënderoj që në hyrje ata mijëra tifozë të Besës që asnjëherë nuk na braktisën, pavarësisht rezultateve negative. I kemi zhgënjyer, kjo është e vërtetë. Shansi ynë mbetet takimi i sotëm ndaj Dinamos, ku unë besoj dhe do bëjmë gjithçka për të mos dalë të mundur". S.Sulozeqi/ F.Ferizaj Në portë: Saraçi;
Në mbrojtje: Peqini, Muça, Il.Allmuça, Nuri;
Në mesfushë: Doksani, Lika, Elmazi, Hasa;
Në sulm: Traga, Çota;
Trajner: I.Allmuça; Skema:
4-4-2;
Në portë: A.Kaloshi;
Në mbrojtje: Perja, Hoxha, Kaja, Bushi; Në mesfushë: Mihani, Shabani, E. Kaloshi, Hoxha; Në sulm: Dervishi, Morina; Trajner: B.Sinella; Skema: 4-4-2;