Barazim drithërues, Interi i pathyeshëm
Zikaltrit luajnë me ndrojtje por në fund ia dalin që të largohen sërish si kryesues
Supersfida e fundjav ës nuk jep asnjë ven dim. Në "Allianz Stadium" përfundon 0-0 me ekipet që ndajnë nga një pikë, ndërsa i vetmi mendim i mbrëmjes mund të jetë që ky Inter vërtet mund të luftojë deri në fund për titullin. Alegri nuk ia del të mposhtë dy kryesuese brenda shtatë ditësh me ekipin që ngre nivelin në pjesën e dytë, por pa arritur të shembin murin e djemve të Spaletit.
PROTAGONISTËT E MUNGUAR
Pesha e tri pikëve që nuk u fituan do të ndikojë më shumë nga të gjithë mbi Mario Manxukiçin, që në sfidën e mbrëmshme humbi 3-4 raste të mira në një garë ku mundësitë nuk ishin me sasi industriale. Nëse kroati do të kishte imituar kapitenin e Interit, ndoshta "Derbi i Italisë" do të kishte marrë një rrjedhë tjetër. Edhe Ikardi nga ana e tij do të kishte pasur ndonjë shans nëse Benatia dhe Kielinin nuk do të kishin bërë një paraqitje pozitive, gjatë të cilës nuk gabuan në asgjë. Zikaltërve iu deshën 84 minuta për një rast flagrant, por Brozoviç shënjestron keqazi portën, ndërsa juventinët, përveç traversës së Manxukiçit mund të kishin zhbllokuar ndeshjen në disa raste. Barazimi i djeshëm ishte një test soliditeti, të cilin të dyja ekipet e kaluan në mënyrë brilante, megjithëse tifozët nuk shijuan spektaklin e zakonshëm për një sfidë të tillë. JUVE HERMETIKE Mungesa e argjentinasit i lejon Alegrit të hedhë në fushë një formacion më kompakt në fazën pa top me plot pesë mesfushorë, të cilët presojnë me radhë Borha Valeron. Rezultati dallohet qartë me Ikardin që i duhen 54 minuta për t'u shfaqur i rrezikshëm ndaj Sheznit. Në këtë episod, argjentinasi bllokohet nga Benatia, me zikaltrit që kërkojnë 11-metërsh për prekje me dorë në rënie e sipër nga ane e mbrojtësit bardhezi. Spaleti përgjigjet me një Inter të kujdesshëm, por që në dy raste rrezikon shumë në aksin Kuadrado (pasues) dhe Manxukiç (finalizues.)
INTER PA KRAHË
Pas pushimit mes pjesëve, "Zonja" rikthehet në fushë me dëshirë të madhe për tri pikë. Kuadrado vazhdon të jetë rreziku
numër 1 me driblimet dhe shpejtësinë e tij që nuk shfrytëzohen si duhet nga vija e parë bardhezi. Matuidi dhe Azamoah janë një dyshe tjetër e Alegrit, që vendosin jo pak në vështirësi Ikardin me shokë, por Handanoviç është gjithmonë i gatshëm të mbyllë portën, madje edhe kur topin e çojnë drejt portës shokët e skuadrës, si në rastin e Perisiç. Ajo që habiti ishte mungesë aktiviteti në krahë, një nga tiparet dalluese të Interit që ecën me hapin e kryesuesit. Kandreva
pushon në mbrëmjen e gabuar ndërsa Perisiç e Brozoviç nuk shfaqën vazhdimësinë e zakonshme. Borha Valero disi i vetmuar në mesfushë për 60 minuta bën të pamundurën, më pas rënia fizike ishte e paevitueshme. Barazimi i dytë pa gola kundër të mëdhave për Interin, pa harruar edhe fitoren ndaj Romës. Spaleti vazhdon të mos njohë humbje, duke u bërë i pari që ndal sulmin e Juventusit, jo keq Luçiano në version gjithmonë e më "big" (i madh)...