Panorama Sport (Albania)

Kampionat për “infarkt”, Skënderbeu bie pas 7 muajsh

Luftëtari merr hak ndaj Kamzës dhe parakalon Vllazninë

- ARMAND HALILI

Të fitosh ndaj Skënderbeu­t në shtëpi apo transfertë nuk është asnjëherë e lehtë, madje për një skuadër si Laçi një mision i tillë mund të duket i pamundur. Por, skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani ia ka dalë dhe ka triumfuar me një gol të Myrto Uzunit, i cili me një supergol i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, që tashmë e sheh veten në një pozicion komod në mesin e tabelës së klasifikim­it. Ndërsa Skënderbeu me këtë humbje vazhdon të jetë në krye, por me një diferencë prej gjashtë pikësh nga vendi i dytë që mbahet nga Flamurtari.

PJESA E PARË - Ashtu siç parashikoh­ej, Skënderbeu e ka nisur takimin në sulm në kërkim të golit të avantazhit për ta mbyllur sa më shpejt takimin. Gavazaj fiton pothuajse çdo dyluftim me Fangajn në krah, duke krosuar rrezikshëm në zonën kundërshta­re ku Muzaka në dy raste gjuan me kokë, por Selmani është në pozicion dhe arrin të presë. Kurbinasit, nga ana tjetër, kanë pak vështirësi në daljen përpara, duke qenë se Jashanica dhe Lilaj thyejnë pothuajse çdo aksion të tyre. Gjithsesi, në minutën e 11-të është Kallaku që lëshon sinjalin e parë në portën e Shehit me një goditje nga jashtë zone, por Shehi është në gatishmëri. Kurbinasit nisin të fitojnë terren dhe Rexhinaldo, dy minuta më pas, do të ketë një rast të artë për të shënuar pas një gabimi të Muzakës në prapavijë, por përballë Shehit gjuan keq. Por, rasti më i mirë për vendësit do të jetë në minutën e 18-të, kur Rexhinaldo kombinohet bukur me Uzunin në zonën korçare dhe mesfushori gjuan fort, por Shehi grushton me vështirësi. Topi shkon te Kallaku, i cili gjithashtu provon të gjejë golin, por portieri mik edhe njëherë tjetër arrin që ta ndalë topin të shkojë në rrjetë. Skënderbeu krijon shumë volum loje dhe Xhejms ka një mundësi të pastër për të gjetur golin e avantazhit. Në minutën e 36-të, Qaqi gabon në qendër të mbrojtjes dhe Xhejms përfiton, por vonohet, edhe pse ka mundësinë që të dalë i vetëm përballë portierit. Sulmuesi zgjedh të mos gjuajë, por të pasojë për Gavazajn, i cili godet, por nuk është i saktë. Korçarët nuk e ulin ritmin e ndeshjes dhe hidhen në sulm për të gjetur golin e avantazhit, por nuk ia dalin, edhe pse një minutë para fundit pas disa

pasimeve të sakta brenda zonës vendëse është Selmani ai që arrin ta largojë me këmbë.

PJESA E DYTË - Edhe pse pritej që fraksionin e dytë të takimit Skënderbeu ta niste atje ku e la, situata ka ndryshuar shumë shpejt. Një aksion i nisur pa shumë pretendime

nga skuadra e Laçit, dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë do të përcaktojë edhe rezultatin final të takimit. Uzuni kontrollon një top në hyrje të zonës së korçarëve dhe me një gjuajtje të kalibruar mirë e kalon topin poshtë krahut të Shehit. Sfera përplaset në dy

shtylla dhe ndalet në rrjetë. Skënderbeu nuk u beson syve, ndërsa trajneri Daja, pas këtij momenti, hedh në fushë Souen, Lulajn e Shkodrën, por pavarësish­t përpjekjev­e të miqve, vendësit arrijnë të mbrohen mirë dhe të ruajnë fitoren.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: F. Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania