Panorama Sport (Albania)

Moviola e Jeminit, Luftëtarit iu mohua penallti

Në katër sfidat e tjera, arbitrat s’bëhen protagonis­të

- Nga LORENC JEMINI

Java e 14-të e Kategorisë Superiore është mbyl lur me rezultate surprizë, por nuk kanë munguar edhe gabimet e arbitrave. Ishgjyqtar­i i FIFA-s, Lorenc Jemini, ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" bën moviolën për pesë sfidat e luajtura, nga të cilat dy u zhvilluan të shtunën dhe tre dje.

Kukësi - Lushnja 1- 3 Gjyqtarë: K.Shahini, E.Doda, F.Lamaj

- I vetmi rast i diskutuesh­ëm në këtë ndeshje është ai i minutës së 31- të të takimit, ku Ethemi i vjedh kohën Monës dhe sapo përplaset me mbrojtësin rrëzohet në zonën e Lushnjës, duke pretenduar për 11metërsh. Por, gjyqtari ka lejuar vazhdimin e lojës, pasi kemi të bëjmë me një kontakt minimal dhe, për më tepër, mbrojtësi mundohet që ta shmangë përplasjen. Kështu që pretendimi i lojtarit të Kukësit nuk qëndron dhe vendimi i gjyqtarit është i drejtë.

Flamurtari - Vllaznia 2- 0 Gjyqtarë: O.Ferataj, R.Avdo, E.Pashaj

- Në minutën e 73- të të takimit, pas një krosimi të gjatë në zonën vendëse, Pollozhani arrin ta largojë topin në rënie e sipër dhe e prek sferën me dorë. Kuqeblutë protestojn­ë, por kryesori Ferataj ka lejuar vazhdimin e lojës me të drejtë, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti. Kjo pasi Pollozhani e prek fillimisht topin me këmbë dhe, në rënie e sipër, dora është në pozicion natyral.

- Në minutat shtesë të ndeshjes, Orelesi arrin të shënojë pas një gjuajtjeje me kokë. Arbitri anësor akordon pozicion jashtë loje, por trajneri Gjoka nuk është dakord me këtë vendim. Pamjet filmike nuk janë shumë të qarta dhe rasti mbetet i diskutuesh­ëm.

Kamza - Luftëtari 0- 1 Gjyqtarë: L.Alla, D.Koreshi, E.Malo

- Në minutën e pestë të takimit, Arrabal bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Rrocës. Kryesori i takimit jep goditje dënimi, por duhej të kishte ndëshkuar me kartonë të verdhë edhe Rrocën.

-Minuta e 17-të e takimit

dhe Abazaj nis një aksion në krah dhe pason saktë për Bregun në qendër. Neziri i ndërhyn ashpër sulmuesit të Luftëtarit, por arbitri vazhdon lojën dhe topi shkon te Rroca, ndaj të cilit ka një ndërhyrje të ashpër nga Kuqi. Por, në pamjet filmike duket qartë se si në ndërhyrjen ndaj Bregut ashtu edhe në atë ndaj Rrocës, ka pasur kontakt dhe kemi të bëjmë me penallti të mohuar për Luftëtarin.

-Neziri kryen një ndërhyrje

të ashpër ndaj Bregut në minutën e 24' të takimit dhe kryesori akordon karton të verdhë për lojtarin e Kamzës. Në këtë moment kemi të bëjmë me diçka më shumë se kartonë të verdhë.

-Kuqi dhe Rroca kanë sërish një duel brenda zonës së Kamzës dhe gjirokastr­itët pretendojn­ë për 11-metërsh. Por, në këtë rast, kontakti është shumë i lehtë dhe vendimi i arbitrit për të vazhduar lojën ka qenë i drejtë.

Partizani - Teuta 2- 1

Gjyqtarë: E. Jorgji, I.Tartari, A.Mahmuti

-Momenti i golit të Teutës u duk në pozicion jashtë loje, pasi Tarik u duk më përpara se mbrojtësit e Partizanit. Por, në pamjet filmike duket qartë se futbollist­i i Teutës mbahet në lojë nga mbrojtësit e kuq dhe vendimi i gjyqtarit anësor është i rregullt.

Laçi - Skënderbeu 1- 0 Gjyqtarë: K.Kola, D.Rexha, A.Shkreta Në këtë ndeshje nuk ka pasur raste për moviolë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania