Panorama Sport (Albania)

Bonaventur­a magjik, Milani rigjen fitoren

Dopietë e mesfushori­t që anulon golin e Verdit dhe u dhuron tri pikë kuqezinjve

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kushedi se si do të luanin po të ishin në të njëjtën skuadër: Gatuzo që vjedh topa dhe Bonaventur­a që i dërgon në rrjetë. Rinos mbrëmë i mjaftoi ajo që pa nga pankina me Xhek Bonavëntur­ën, i cili i dhuroi tri pikët e para trajnerit dhe pak oksigjen "Dajllit". Suksesi 2- 1 ndaj Bolonjës risjell kuqezinjtë te fitorja pas tri ndeshjesh, teksa në ndeshjet brenda, statistika është disi më e frikshme sepse Milani nuk fitonte në shtëpi që nga sfida me Spalin më 20 shtator, datë që sot duket si parahistor­i.

VERTIKALIS­HT - Gara fillon me "San Siro"-n që nuk resht së kënduari, pikërisht ashtu si kishte kërkuar trajneri kuqezi përpara sfidës. Rino nga ana e tij nuk ka zë për të kënduar, por bërtet vazhdimish­t nga brenda hapësirës teknike. Duket sikur do të hyjë në fushë, por nuk mundet. Milani i tij përdor këmbët, zemrën dhe grintën, me topin që qarkullon në shpejt se zakonisht dhe më thjeshtë. Bonuçi me shokë nuk reshtin së kërkuar zgjidhjen me topa të gjatë vertikalë për Kaliniçin që duhet të ulë topat për shokët e skuadrës. Edhe goli i "Djallit" lind pikërisht kështu, Abate sulmon thellësinë, kroati ul topin për Bonaventur­ën që mund Miranten falë edhe një devijimi të Gonzales. I njëjti skenar për golin që vlen tri pikë në minutën e 76- të: Borini kroson dhe Bonaventur­a shënon me kokë për fitoren e shumëpritu­r.

KONSTANTJA - Siç ndodh që prej gushtit, Milani nuk shfrytëzon si duhet mundësitë dhe lejon rikthimin e kundërshta­rëve. Bolonja kalon lehtësisht nga 4-3-3-shi në 4-5-1 kur nuk ka topin dhe bën pak për të merituar golin, por në minutën e 23-të vjen një aksion i gjithë me ish-milanistë. Destro çan nga anët e Abates dhe Muzakios duke krosuar në zonë për Verdin që shënon golin e barazimit që, për hir të së vërtetës, është një kryevepër për estetë të futbollit. E njëjta situatë edhe pas golit të dytë kuqezi, kur traversa dhe Donaruma u thonë jo Mazinës dhe Taiderit, teksa gati 40 mijë të pranishmit në stadium gëzojnë për fitoren.

PROBLEMI - Duke mos marrë për bazë rezultatin, Milani i djeshëm dha shenja jete. Mes dy golave të Bonaventur­ës janë disa krosime të rrezikshme nga Rodrigez, Kesi dhe Bonuçi që ndalen vetëm sepse Torosidis bën paraqitjen e jetës. Në sulm prob-

lemet janë të njëjtat, me Kaliniçin që në fazë ekzekutimi nuk jep asgjë e me Suson që mund të driblojë këdo, por vështirë se pason si duhet. Për kroatin sikur të mos mjaftonte paraqitja e dobët e radhës, merr si dhuratë gjatë zëvendësim­it edhe vërshëllim­at e "San Siro"-

s. Rezultati nuk ndryshon as me Kutron dhe Silvën në sulm, më Gatuzon që duhet të zgjidhë mes të tjerave edhe problemin e golit. Ndoshta Gatuzo për këtë temë do të çojë vijën e parë kuqezi të marrë mësime private me Xhek Bonaventur­ën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania