Panorama Sport (Albania)

Del Piero, elozhe Spaletit: Një makinë llogaritës­e

“Me pikë meritonte Juvja, por nuk po flasim për boks”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

‘‘ Ndoshta prisnim ndonjë rast më shumë, por në të tilla sfida është tensioni që fiton gjithmonë, frika për të humbur, ndonëse për Interin ai barazim ishte si një fitore dhe meritojnë përgëzime". Alesandro Del Piero, ish-kapiteni i Juventusit, tashmë opinionist për rrjetin "Sky Sport", është i bindur se lufta për titull do të jetë e hapur deri në fund dhe Interi, me atë që tregoi në Torino, ka shanse reale për sukses. "Më shumë sesa nga Interi, ishte Juventusi që më ngjalli më tepër ndjesinë se kishte frikë të humbte. Është e vërtetë që ata krijuan shumë herë më shumë volum loje, por nuk e kërkuan fitoren me agresivite­tin e duhur. Ishin më tepër të kujdesshëm sesa duhej. Bardhezinj­të e mbajtën gjithmonë nën 'tela' ndeshjen, ruajtën distancat për të mos rrezikuar asgjë në prapavijë, por pashë pak lëvizje nga qendra dhe të gjitha rreziqet erdhën nga krahët dhe ajo traversë e Manxukiçit nuk përfundoi në rrjetë. Juventusi u tregua superiore në fund të 90 minutave dhe ndoshta, po të luhej me pikë, do ta kishte merituar suksesin, por po flasim për futboll, jo për boks. Ndoshta, suksesi kundër Interit do të kishte qenë shërimi i plotë i bardhezinj­ve, por ajo nuk ndodhi dhe tani duhet të presim sesi do të vazhdojë ky kampionat që do të jetë emocionues deri në fund, - vazhdon 'Pinturikio', që më pas i thur elozhe Spaletit. - U kuptua që në fillim se Interi nuk kishte ardhur për të kërkuar me çdo kusht fitoren. Ndoshta priste të bënte diçka më shumë në kundërsulm dhe në zotërim topi, por deri në këtë moment idetë e trajnerit Spaleti kanë qenë perfekte. Ai kërkon të marrë maksimumin e mundshëm, pa rrezikuar. Është një

'makinë llogaritës­e' perfekte, sepse duke parë që Juventusi po e dominonte në shumë pjesë të lojës, ai vendosi të presë, duke qenë se, nga ana tjetër, Juvja nuk është aq e paparashik­ueshme. Ajo pikë e marrë vlen si një fitore, sepse deri tani janë ende të pamposhtur

dhe ruajnë kreun. Kur mendon se vjet Interi e mbylli i shtati, sivjet nuk duhet kërkuar më shumë seç mund të mendohesh, sepse mund të biesh keq dhe të shkaktosh një plagë të rëndë. Prandaj, në vlerësimet e tij Spaleti ka qenë perfekt deri tani".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania