Panorama Sport (Albania)

Barcelona nuk gabon, shtyn në +8 pikë Realin

Vendësit e mbyllin me 10 lojtarë, Buskets rrezikon “Klasiken”

-

Vendësit vinin në këtë takim me vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit në kampionat dhe Barça nuk u lejon fitoren prej 16 ndeshjesh radhazi (seria më negative e Vijarealit se ndaj kujtdo skuadre tjetër). Valencia, me fitoren e ditës së shtunë, arriti të ngushtonte në dy pikë diferencën ndaj katalanasv­e që, megjithatë, me 3 pikët e djeshme e rikthyen avantazhin në +5 pikë. Ndërkaq, Ernesto Valverde mendoi rrotacioni­n pas suksesit në mesjavë ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën e Kampionëve ( gjithsej gjashtë lojtarë të ndërruar).

VRULL I VIJAREALIT - Siç pritej, Barça është superiore në kontrollin e topit dhe rasti i parë i rrezikshëm vjen që në minutën e katërt: pas një goditjeje këndi të fituar nga Mesi, Gerard Pike tenton portën me kokë, por topi përfundon në traversë. Vijareali përpiqet të kundërpërg­jigjet vetëm përmes kundërsulm­it dhe vetëm tri minuta më vonë vënë në provë Ter Shtegenin: goditje me kokë e Rabas, por shumë e lehtë për të befasuar gardianin gjerman. Pavarësish­t se zotërimi i topit në këtë fraksion qëndron mbi 70% në favor, miqtë nuk mundën të bënin shumë me topin. Vijareali mbron mirë dhe niset rrezikshëm përpara. Pjesa e parë është e mbushur me raste për gol, përgjithës­isht në favor të vendësve dhe Ter Shtegen thërritet shpesh në detyrë (pritjet vendimtare, pas tentativav­e të Sorianos e Radas,

e bëjnë më të mirin e pjesës së parë), por përfundon me rrjeta të paprekura.

TË VERDHËT ME DHJETË - Sfida pëson një kthesë në minutën e 60-të, kur Daniel Rada përjashtoh­et nga fusha me karton të kuq pas një ndërhyrjej­e të rëndë. Barcelona nis

të shtojë ritmin në kërkim të golit të avantazhit që vjen në minutën e 72-të: Suarez, i cili fillimisht godet edhe shtyllën e Asenjos, dërgon topin në rrjetë pas një kombinimi të bukur me Mesin e Pako Alkaserin. Vijareali humbet plotësisht kontrollin dhe dhjetë

minuta më vonë është vetë "pleshti" që shënon golin e dytë për katalanasi­t, i shërbyer nga Buskets (që, me këtë karton të verdhë, i katërti në total, rrezikon të humbasë "El Classico"-n e javës që vjen). Ndeshja përfundon 0- 2: tri pikë jetësore për Barcelonën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania