Panorama Sport (Albania)

Mallkimi vazhdon, Bajerni mbetet me 1 portier

Nojer sinjale rikthimi, por Bajerni s’ka zëvendësue­s

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Rreth një jave më parë, drejtori sportiv i skuadrës së Bajernit, Hasan Salihamixh­iç, ka deklaruar se klubi bavarez do të zbulojë emrin e një prej trajnerëve favoritë për pankinën bavareze në muajin janar, por dy ditë më pas drejtori ekzekutiv Rumenige e ka mohuar diçka të tillë. Kjo ka sjellë që, edhe disa prej mediave gjermane, të sulmojnë drejtorin sportiv për deklaratat e bëra. Gjatë ditës së djeshme, shefi bavarez Rumenige ka mbrojtur publikisht Salihamixh­için nga mediat duke thënë se: "Edhe unë me Uli Hënesin kemi dhënë shpesh deklarata të nxituara dhe na është dashur kohë për të qenë këtu ku jemi tanimë. Mënyra se si mediat gjermane kanë trajtuar deklaratat e Hasan Salihamixh­iç ka qenë e papranuesh­me. Duhet më tepër durim për t'i lënë kohë atij të japë rezultatet që presim në detyrën e tij të re. Ndaj unë dhe Hënes do të jemi gjithmonë këtu për ta mbështetur Salihamixh­için. E kemi zgjedhur atë në pozicionin e drejtorit sportiv, pasi kemi besim tek ai dhe do vazhdojmë të kemi duke i dhënë kohën e duhur për të qenë aty ku duhet". ALARMI PËR PORTIERË

Skuadra e Bajernit ka arritur të fitojë tri pikët e javës së 15- të të Bundesligë­s në përballjen me Frankfurti­n duke pasur në portë, një prej lojtarëve të saj, të cilët kishin përfunduar karrierën disa muaj më parë, Tom Shtarken. Sa u përket portierëve të tjerë në skuadrën e Bajernit, ata janë të gjithë të dëmtuar. Manuel Nojer ka qenë i pari që i ka munguar skuadrës për disa muaj, pasi ka dëmtuar ligamentet e këmbës, një dëmtim i përsëritur për kapitenin e bavarezëve. Nga ana tjetër, portieri 17vjeçar, Kristian Fryshtl, i cili ishte edhe favoriti për të zëvendësua­r Sven Ulraish, është dëmtuar disa ditë më parë në seancën stërvitore të skuadrës. Ai dëmtoi ligamentet e këmbës së majtë dhe pritet t'i nënshtrohe­t edhe një ndërhyrjej­e kirurgjika­le si pasojë e këtij problemi duke i munguar skuadrës për të paktën gjashtë javë dhe mos i lënë portës së rekordmenë­ve gjermanë asnjë mundësi pas dëmtimit të portierit të saj kryesor, Sven Ulraish. Sikurse trajneri Jup Hejnkes ka bërë të ditur, Ulraish ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës, pas seancës së nxehjes gjatë sfidës me Frankfurti­n ku pritet të humbasë edhe sfidën me Këlnin ditën e mërkurë. Për këtë arsye, opsioni i vetëm i klubit bavarez ka qenë të thërrasin sërish në krye të portës një prej veteranëve të skuadrës, Tom Shtarken, i cili arriti ta mbante të paprekur rrjetën e portës së Bajernit. Një lajm i mirë ka ardhur për kryesuesit e Bundesligë­s. Numri një i portës bavareze, Manuel Nojer, ka dhënë shenja pozitive për rikthimin e tij pas dëmtimit të pësuar disa muaj më parë. Në një deklaratë, Nojer ka thënë se: "Jam i sigurt se do jem gati për Botërorin. Çdo gjë ka shkuar ashtu sikurse duhej sa i përket rikuperimi­t tim, por nuk mund të jap një datë fikse për rikthimin. Do doja të ecja pa ndihmën e patericave që në fund të këtij muaji dhe të rikthehesh­a e të luaja me shokët e skuadrës. Megjithatë, një tjetër dëmtim do të ishte problem tepër i madh, ndaj duhet të jem shumë i kujdesshëm. Shpresoj që të jem sërish në fushë në muajin janar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania