Panorama Sport (Albania)

Rrihet nga lojtarët, arbitri: Urdhrin e dha trajneri

Ndeshja vendoset që në pjesën e parë, Shkëmbi dhe Ferraj i japin fitoren skuadrës

- ARMANDO SUBASHI

Histeri kolektive, primitiviz­ëm dhe "çmenduri" që nuk njeh kufij. Me këto fraza mund të përkufizoh­et ajo që ndodhi dje në stadiumin e Përmetit, në "derbin" ndaj Këlcyrës. Pamjet, ku lojtarët këlcyrjotë, pjesëtarë të stafit dhe tifozë dhunojnë barbarisht një gjyqtar...

Vora shkëputet në krye dhe marshon e qetë drejt objektivit që ka, ngjitjen në Kategorinë e Parë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Çani ka fituar dje 2-1 ndaj Adës dhe tashmë është shkëputur pesë pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Veleçiku. Një takim, ku të tre golat janë shënuar në pjesën e parë, në një kohë që miqtë nga Velipoja kanë bërë një paraqitje të mirë, pavarësish­t se nuk kanë objektiva.

NDESHJA - Loja ka nisur në mënyrën më të mirë për Vorën që kalon në avantazh që në minutën e 10- të. Nga pika e bardhë është Shkëmbi që godet saktë dhe shënon duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij. Pas dhjetë minutash, Ferraj finalizon saktë një aksion të vendësve dhe i çon shifrat në 2-0. U duk se vorakët do ta kishin të lehtë, por në minutën e 40të janë miqtë që ngushtojnë diferencën me anë të Galicës. Pjesa e dytë është shumë e fortë dhe e luftuar nga të dyja ekipet. Megjithëse Ada tenton të barazojë, nuk ia arrin qëllimit. Vora e ruan avantazhin deri në fund dhe në këtë mënyrë siguron një 3- pikësh shumë të rëndësishë­m. Edhe në këtë takim, skuadra e Vorës është mbështetur nga një numër i konsiderue­shëm tifozësh që besojnë shumë te ekipi i këtij viti.

 ??  ??
 ??  ?? Fusha e Maliqit i ngjante një moçali gjatë ndeshjes së djeshme
Fusha e Maliqit i ngjante një moçali gjatë ndeshjes së djeshme
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania