Panorama Sport (Albania)

Tirana shënon tetë gola, Vllaznia super

Shkodranët ia bëjnë vetes, Erkoçeviç humb penallti

-

Vllaznia B ka humbur 0-1 me Egnatian. Kuqeblutë kanë ndërprerë serinë e rezultatev­e pozitive, duke u mundur brenda në shtëpi, në fushën sportive "Reshit Rusi". Shkodranët kishin shansin e artë që të përmirëson­in pozitat në renditje, por nuk ia dolën. Atë që nuk ditën ta bëjnë vendësit, e bënë më së miri miqtë nga Rrogozhina. Ata shfrytëzua­n mundësinë për të qenë në "podium", pasi tashmë e shohin veten në vendin e dytë. Falë një goli të realizuar prej Osinakit në të 76- ën, ata i morën një trepikësh të vyer Egnatias. Ndeshja - Shkodranët e nisin shumë mirë lojën, duke qenë më agresivë në minutat e para. Kur shkoi e 10-ta minutë, Vllaznia B fiton një 11metërsh. Djepaxhia pengohet në mënyrë të gabuar në zonë dhe kryesori Xhemalaj tregon direkt pikën e bardhë. Penalltia i besohet Erkoçeviçi­t, por gjuajta e tij gjen reagimin e portierit mik Haremi, i cili bën mrekullinë dhe ruan rrjetën e paprekur. Pas këtij momenti, Egnatia merr zemër dhe e qarkullon ndjeshëm topin, duke krijuar edhe 2- 3 raste të mira. Pjesa e parë mbyllet këtu dhe me rrjeta të paprekura. E

dyta nis me ndryshime, ndërsa trajneri i Vllaznisë largon Erkoçeviçi­n për të futur Kapaklijan. Ky fraksion shfaqet tejet i kontrollua­r, megjithatë me rrogozhina­sit që fitojnë terren në mesfushë, por nuk kanë saktësi në finalizim. Vllaznia sakaq mund të barazonte

me Hajdarin në dy raste, por pa rezultat. E megjithatë, kur erdhi e 76-ta minutë, mendoi afrikani i Egnatias që të zhbllokojë shifrat. Përpjekjet e dëshpëruar­a të shkodranëv­e nuk mjaftojnë dhe, për pasojë, ndeshja mbyllet me humbje. Senad Nikshiqi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania