Panorama Sport (Albania)

Ndeshja nis me 13' vonesë, “demat” nuk e nisin pa tifozët

Gjyqtari Sino "vuan" për të markuar Starovën

-

-Trazirat e ndodhura në derbin kryeqyteta­s të basketboll­it në mbrëmjen e së shtunës kishte sjellë një organizim të madh nga policia e Tiranës për takimin e djeshëm mes Partizanit dhe Teutës. Para fillimit të ndeshjes, uniformat blu ndaluan disa tifozë, madje edhe adoleshent­ë, me akuzën: Prishje të rendit dhe qetësisë publike. Policia ishte vënë në gjueti të elementëve që nuk kishte arritur t'i ndalonte një natë më parë, ndaj për hyrjen e tifozëve në tribunën përkarshi, që përkon me sektorin e ultrasve, ishte dhënë urdhri që hyrja të ishte me kartë identiteti. Ndërsa në tribunën qendrore kërkohej vetëm bileta.

-Të gjendur të papërgatit­ur, disa tifozë kanë shkuar te biletaria për të kthyer biletën, pasi ishte e pamundur të hyje në stadium pa kartë identiteti.

-Në momentin që dy ekipet po bëheshin gati të niste ndeshje, disa tifozë thirrën kapitenin Batha dhe i kërkuan që të ndikonin te lejimi i tifozëve në stadium edhe pa kartë identiteti. Madje, ata u lutën që të mos e nisnin ndeshjen pa tifozë. -Kapiteni i kuq ia sqaron problemin gjyqtarit Jorgji, por ai është i mendimit që të vijojë ndeshja. Duke mos marrë zgjidhje, Batha shkon te delegati Plarent Kotherja, i cili së bashku më vëzhguesin Pjetrushi janë të mendimit që ndeshja të vijojë edhe pa tifozët. Pas kësaj zgjerohet rrethi i diskutimit, ku përfshihen edhe disa lojtarë të tjerë të Partizanit dhe stafi teknik. Madje, më i ashpëri në diskutim ka qenë trajneri Starova, i cili i thotë delegatit se nuk është e drejtë që ekipi i tij të luajë pa tifozë. "Bobi" e quan të padrejtë vendosjen e kushtit të kartave të identitet pak para ndeshjes, ndërkohë që tribuna qendrore nuk e kishte këtë kusht. Madje, Starova në distancë, në shenjë prove, pyeti tifozët e tribunës qendrore nëse u kishin kërkuar kartë kur hynë.

-Duke parë që policia dhe zyrtarët e ndeshjes nuk po lëshonin pe, Batha kërkon ndihmën e drejtorit Olsi Rama, i cili zbret poshtë dhe diskuton me një titullar të lartë të uniformave blu. Rama merr miratimin e titullarit të policisë për të hapur dyert për tifozët, mesazh të cilin Batha e përcjell te tifozët që kishin hyrë. Tifozët brohorasin emrin e kapitenit dhe pasi nisi hyrja e tifozëve, me 13 minuta vonesë nisi ndeshja, ku gjithsesi mungoi organizimi i ultrasve të kuq. Nga Durrësi kishin mbërritur 20 ultras për të mbështetur Teutën.

-Trajneri Starova ka qenë gjatë gjithë kohës në tension dhe për shkak të gabimeve të shumta të lojtarëve të tij, por edhe të kontestimi­t të gjyqtarëve, disa herë gati sa nuk ka hyrë në fushë. Gjyqtari i katërt, Emirjon Sino, ka pasur shumë punë dje, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë në markimin e Starovës për ta qetësuar dhe për të qëndruar në zonën e tij. Magani ka qenë më i qetë, madje vetëm në një rast është dëgjuar duke i kërkuar llogari me zë të lartë mbrojtësit Sykaj.

-Në minutën e 30-të, gjyqtari Sino kërkon ndihmën e kryesorit Jorgji për të këshilluar Starovën. Gjatë kohës që dy gjyqtarët sqaroheshi­n me trajnerin, dëgjohet thirrja e Trashit për Jorgjin: "O Enea, mbaj minutat e ndërprerje­s!".

-Në pjesën e dytë, Starova i kërkon stafit të tij që të përshpejto­jnë në ndërrimin e Trashit, pasi kishte kohë që kishte kërkuar ndërrim. Ndërsa trajneri Magani nuk lejoi hyrjen në fushë të Karimit pa u gjuajtur goditja e këndit, pasi lojtari që do të dilte, Osemene, ishte shtatlartë dhe duhej shfrytëzua­r në atë moment.

 ??  ?? Batha duke u konsultuar me delegatin Plarent Kotherja
Batha duke u konsultuar me delegatin Plarent Kotherja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania