Panorama Sport (Albania)

Merkato “e çmendur”, zbulohen 6 goditjet e kuqe

Telushi zyrtarizoh­et sot, prurje nga Kosova dhe Maqedonia

- ILIR CARA

Partizani po bëhet gati për një tjetër bum afrimesh në merkato. Pas largimit të skarcitete­ve të verës, proces që nuk ka marrë fund, ka gati të paktën gjashtë përforcime të reja. Prej kohësh "Panorama Sport" i ka bërë të ditur emrat e përfolur për revolucion­in e radhës, të cilët janë konfirmuar edhe nga burime pranë klubit.

BRUNO TELUSHI- Ishkapiten­i i Flamurtari­t, i paralajmër­uar para disa ditësh nga "Panorama Sport", parashikoh­et të jetë i konfirmuar­i i parë i merkatos. "Mund t'u jap kënaqësinë që të zbuloj një emër nga merkatoja e dimrit. Presidenti më ka thënë se nesër (sot) do të prezantohe­t Bruno Telushi", u shpreh trajneri Starova pas ndeshjes me Teutën. Telushi vjen nga kroatët e Slaven Belupos.

LUKAS KARDOZO- Sulmuesi brazilian i Pelisterit është piketuar që pas miqësores së tetorit me skuadrën maqedonase. Marrëveshj­a është arritur prej ditësh dhe tani pritet që 23-vjeçari të vishet i kuq.

BESART ABDURAHIMI Sulmuesi 27- vjeçar i Shkëndijës së Tetovës dhe kombëtares maqedonase gjithashtu konsideroh­et si pjesë e Partizanit. Përpos zërave të merkatos në vend, mediat maqedonase e kanë bërë fakt të kryer blerjen sulmuesit të krahut të djathtë nga "demat". IVAN FUSHTARM brojtësi kroat i Kamzës ka qenë i lakmuar nga disa skuadra në vend, por burime pranë klubit bëjnë me dije se Fushtar do të vishet i kuq në janar. Mësohet se Partizani ka gjetur akordin për 40 mijë euro për të marrë shërbimet e qendërmbro­jtësit kroat.

ARMEND THAÇI- Emri surprizë i merkatos së dimrit te Partizani vjen nga skuadra e Gjilanit në Kosovë. Pikërisht bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Armend Thaçi, i cili është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës. Për 25-vjeçarin kanë qenë të interesuar­a edhe Skënderbeu me Kukësin, por burime pranë palëve bëjnë me dije se në fund ka fituar oferta e Partizanit, që ka siguruar shërbimet e mbrojtësit kosovar.

KRISTAL ABAZAJ- Sulmuesi i Luftëtarit nuk është një emër i padëgjuar në merkaton e Partizanit. Thuhet se Partizani e ka gjetur akordin për ta bërë të tijin lojtarin, ku vetëm një ofertë e majme nga jashtë vendit mund ta devijojë. Ashtu si Fushtar edhe Abazaj e ka ndjekur dje Partizanin ndaj Teutës nga tribuna e stadiumit "Selam Stërmasi".

 ??  ?? Rroca dhe Abazaj duke parë Partizanin në stadium ndaj Teutës
Rroca dhe Abazaj duke parë Partizanin në stadium ndaj Teutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania