Panorama Sport (Albania)

Starova: Sulmuesin e Teutës e kam zili, s'duhet të dënohemi për vonesën

Trajneri i Partizanit: Fati dhe Zoti deshën që ne të fitonim

-

Pas ndeshjes, trajneri Sulejman Starova ka mbetur i kënaqur nga fitorja e Partizanit në sekondën e fundit, si dhe ka vlerësuar Teutën. Gjithashtu ai sqaroi edhe vonesën e fillimit të ndeshjes. "Fitoret në sekondat e fundit janë shumë të kënaqshme, por edhe të dhimbshme për atë që i mund. Nuk është se vodhëm gjë, por ishim me fat që morëm 3 pikë. Edhe Teuta meritonte diçka më shumë. Mund të ndeshet me këdo skuadër dhe mund të marrë pikë me më të mirët. I dëmtoi mbrojtja e re. Nuk kam kohë të them për Kupat e Europës jo më për titullin kampion. Objektivi ynë është ndeshja e radhës. Ne nuk e filluam lojën mirë. Arsyet janë të shumta. Fili kishte kohë pa luajtur. Trashi me kavilje. Kalari dhe Krasniqi me temperatur­ë. Këto janë arsyet kryesore. Kampionati është i gjatë, ndodhin këto gjëra. Skuadra duhet të jetë e dubluar. Teuta është e aftë të bëj rezultat kudo. E kam zili sulmuesin kryesor të atyre, mos flas për Çyrbjen dhe ata të tjerët. Bëmë një lojë brilante, por jo të mirë gjatë gjithë kohës. Ne insistuam për ta fituar ndeshjen. Por fati dhe Zoti deshën që ne të fitonim", u shpreh fillimisht Starova për mediat.

Vonesa e fillimit- "Lojtarët e mi nuk mund të luanin pa tifozët. Sepse në ato momente ata kërkuan që të dilnin nga stadiumi.

Nuk mund të luanim me dyer të mbyllura. Nuk ka precedentë. Nuk ka arsye të penalizohe­mi. Sipas rregullore­s, në qoftë se Partizani e përsërit përsëri vonesën, do të dënohet. Ne nuk e deshëm atë situatë. Në UEFA është ndryshe se UEFA e ka rregullore­n. UEFA nuk i kërkon kartat e identiteti­t në sekondën

e fundit", sqaroi Starova për "Supersport".

Janari- "Merkaton e bëjnë strukturat e klubit. Në qoftë se unë vazhdoj të jem trajner, do të jap OK. Trajneri është kryesori. Ka edhe nga ato klube që afrojnë lojtarë për interesa të klubit", u shpreh në fund trajneri i Partizanit, Sulejman Starova.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania