Panorama Sport (Albania)

Daja kritikon Xhejmsin: Do kthehemi të fortë

-

umbja natyrisht që nuk e kënaq trajnerin e Skënderbeu­t, Ilir Daja, i cili në deklaratën e dhënë për "SuperSport", pas takimit ka pranuar se ekipi i tij ishte pak i lodhur. Me gjithë atë ngarkesë që patëm në Zvicër, përsëri patëm epërsi në këtë ndeshje të sotme (dje). Elementi më negativ sot ishte finalizimi dhe shërbimi i shokëve në momentin e fundit. Lojtarët e sulmit duhet të shërbejnë më shumë për njëri-tjetrin. Nëse do të kishim finalizuar gjithë ato situata në pjesën e parë, do ishim më të qetë në të dytën", ka thënë trajneri, i cili ka komentuar edhe ndryshimet në formacion në pjesën e dytë të ndeshjes duke hequr nga loja Xhejmsin, i cili kishte humbur disa raste të pastra, "Do thosha që Nimaga nuk ishte në ditën e vet më të mirë, pasi vetëm dje (të shtunën) në darkë erdhi nga Zvicra. Xhejmsi vepron më mirë në zona të vogla dhe me mungesën e Souesë menduam që t'i jepnim pak më shumë çlodhje Nimagës dhe Xhejmsi të vepronte në zona të vogla. Gjithsesi, kam rezerva për lojën e Xhejmsit", ka vazhduar trajneri deklaratën e tij.

MUNGESA - Një mungesë, që duket se i ka kushtuar shumë formacioni­t të trajnerit, ka qenë ajo e Osmanit. "Gjatë këtyre dy ditëve që kishim në dispozicio­n, Osmani do ta niste titullar ndeshjen e sotme (dje), sepse di të veprojë mirë në zona të vogla. Mungonte edhe Radasi, Dita. Soue vinte nga dëmtimi. Kjo humbje mund të parashikoh­ej nga gjithë këto mungesa. Në pjesën e dytë duhet të kishim shpejtësi veprimesh, por lojtarët nuk e patën këtë shpejtësi. Nuk duhet ta bëjmë dramë, sepse rikthimi i plotë i kontingjen­tit do na bëjë më të fortë", ka mbyllur trajneri që gjithsesi ka qetësinë e duhur, pasi ekipi i tij vazhdon të jetë në krye.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania