Panorama Sport (Albania)

Javë për “infarkt”, Skënderbeu nuk thyhej 2 herë prej një viti

Korçarët s’njihnin 2 humbje radhazi nga dhjetori i kaluar

-

Ka gjithmonë një herë të parë dhe Skënderbeu do ta kujtojë ndeshjen e djeshme për humbjen e parë që pësoi në Kategorinë Superiore gjatë këtij sezoni. Korçarët bashkë me disa skuadra të tjera në Europë ishin ende të pathyeshëm, por kjo javë rezultoi fatale për ekipin e Dajës. Në javën e 14-të, korçarët u mposhtën 1-0 nga Laçi, por janë shumë të qetë sepse kundërshta­rët janë shumë larg. Ndjekësi më i afërt i Skënderbeu­t është Flamurtari, i cili gjendet -6 pikë. Humbja erdhi atëherë kur askush nuk e priste sepse korçarët përballuan më së miri edhe prezencën në Europë, por lodhja e ndeshjes së fundit në fazën e grupeve dha efekt në kampionat. DY HUMBJE- Por, ka një fakt interesant për sa u përket disfatave të Skënderbeu­t. Në të gjitha kompeticio­net, korçarët nuk humbnin kurrë dy ndeshje radhazi dhe për të gjetur një ecuri të tillë duhet të kthehemi pas afro 1 viti. Në dhjetorin e vitit të kaluar, Skënderbeu­n e mundte Kukësi dhe Partizani

në kampionat, ndërsa nga ajo kohë korçarët nuk kanë humbur kurrë dy herë radhazi. E djeshmja prishi këtë ecuri pozitive, pasi Skënderbeu humbi në Europa Ligë kundër Jang Bojsit dhe në kampionat kundër Laçit.

JAVË PËR INFARKT- Ndodh rrallë që në ndeshjet e kampionati­t shqiptar të shënohen gola në minutat e fundit, por këtë herë kjo javë bëri përjashtim. Me përjashtim të ndeshjes së Laçit me Skënderbeu­n, të gjitha ndeshjet e tjera kishin gola në minutat e fundit. Siparin e hapi Kamara i Flamurtari­t, i cili shënoi në minutën e 88-të golin e dytë ndaj Vllaznisë. Po të shtunën ishte një tjetër rezultat surprizë, humbja e Kukësit dhe fitorja e Lushnjës ( goli i tretë erdhi në minutën e 82-të). Por, kulmi arriti në dy ndeshjet e djeshme. Luftëtari mposhti Kamzën me një gol në minutën e 93-të, me golin e Rrocës dhe Partizani përmbysi Teutën me Bathën në minutën e 94-t. Emocione të forta, kush ka probleme me zemrën, do kishte bërë mirë të largohej nga ekrani...

 ??  ?? Partizani duke festuar fitoren ndaj Teutës
Partizani duke festuar fitoren ndaj Teutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania