Panorama Sport (Albania)

Luftëtari ringjallet në Kamzë, gol “in ekstremis”

Vendos goli i Rrocës, Bregu ndalet në traversë. Plaku s’mjafton

- ABDULLA DUSHKU

Në fazën e parë, në Gjirokastë­r, ishte Kamza që shpërtheu në festë me një gol në minutat shtesë nga ku edhe nisi ecurinë pozitive. Dje, Luftëtari i Likës shfaqi të gjithë potenciali­n e vet me shumë raste për shënim, dominim mbi kundërshta­rin dhe, pavarësish­t pengesës nga arbitri Alla që i mohon një 11-metërsh, ja del që të marrë tri pikë. Fitore "in ekstremis" për bluzinjtë në fushën e Kamzës që "fusin xixat" në fundin e tabelës së klasifikim­it falë Rrocës në minutën e 90+4', me Vllazninë që duket më e pafuqishmj­a në "vorbullën e rënies".

PJESA E PARË

Kamza e nis me qetësi takimin si për t'ia kaluar presionin kundërshta­rëve. Sebino Plaku bën mirë në dy veprime të ngjashme, por tentativa drejt portës është e pasaktë. Miqtë shtojnë ritmin dhe në të 17-ën minutë ka një pretendim për 11- metërsh. Alla është fare pranë, por e konsideron të rregullt ndërhyrjen ndaj Bregut, fillimisht brenda zonës dhe në vijim të aksionit, atë pa top të Kuqit ndaj Rrocës. Ritmi është i kënaqshëm me Luftëtarin që duket më kërkues. Bluzinjtë rrezikojnë me Bregun, por traversa i mohon golin vlonjatit. Rreziku shkon menjëherë në portën tjetër kur Kamza provon me Rezin në të 26-ën, i cili del përballë portierit mik që pret dhe devijon në këndore. Në të 32-ën dhe 33-ën janë sërish miqtë që provojnë të gjejnë golin. Fillimisht, Bregu me aksion personal dhe goditje e më pas Halilaj ndal Abazajn që vijohet me Rrocën, i cili pretendon sërish përballë Kuqit në zonë. Shumë grintë pa gola në 45 minutat e para.

PJESA E DYTË

Vendësit e kanë të qartë rrezikun që i kanoset nga vija e parë e sulmit të Luftëtarit dhe tregojnë kujdes në prapavijë. Por, në të 50-ën shfaqet sërish i njëjti Bregu. Talenti vlonjat driblon katër lojtarë si të ishte lojë fëmijësh, por në finalizim është më egoist sesa duhet dhe fati nuk e bën që sfera të pushojë në rrjetë. Luftëtari ka grintën e duhur, ndërsa Kamza kërkon që të jetë cinike. Në të 69-ën, Fukui nga e djathta fton Raçiç në qendër, i cili në mungesë të hapësirave pason për Mumajesin që driblon, por gjuan keq dhe jashtë. Në të 76ën, Bregu driblon katër, del në pozicion ku fare mirë mund të pasonte, por zgjedh të godasë.

Edhe një herë, ngjitur me shtyllën. Kamza mundohet të reagojë me një goditje standarde të Plakut. Luftëtari është dominues, rrezikon me Rrocën dhe më pas me Aleksin, por Halilaj pret dhe shmang rrezikun. Miqtë nuk dorëzohen dhe Bregu në shtesë gjuan

mrekullish­t, por i tillë është edhe reagimi i portierit Halilaj. Vendësit ndërpriten në kundërsulm dhe po aq e shpejtë është edhe dalja e Luftëtarit që fiton këndore. Luhet e fundit minutë e shtesës dhe krosimi i Zguros nga këndi gjen Përgjinin që devijon me

kokë para Halilajt dhe më pas Rroca gjuan dhe shënon. Luftëtari në ekstazë, ndërsa Kamza merr mësimin e duhur mbi euforinë. Bluzinjtë fitojnë pas katër javësh dhe japin shkëndija në fund duke "trazuar" edhe një herë kartat e mbijetesës…

 ?? Foto: F.Hazizllari ?? Eduard Rroca duke festuar golin e fitores
Foto: F.Hazizllari Eduard Rroca duke festuar golin e fitores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania