Panorama Sport (Albania)

Ulje rrogash dhe largime, ja strategjia e... Milinkoviç­it

-

Kukësi preku fundin në humbjen me Lushnjën, por presidenti Gjici i besoi sërish trajnerit Milinkoviç, të paktën edhe për dy ndeshjet e radhës. Duke parë dhe humbjen e Skënderbeu­t ndaj Laçit, pritet që shumë shpejt të bëhet analiza për humbjen e rëndë ndaj Lushnjës dhe të vendosen objektivat për dy ndeshjet e radhës. Kukësi do të luajë ndaj Teutës në transfertë dhe kundër Luftëtarit në "Zeqir Ymeri". Nga këto dy ndeshje do të vendoset edhe për të ardhmen e shumë lojtarëve, por mbi të gjitha do të projektohe­t ekipi për dy fazat e ardhshme të kampionati­t. Sigurisht që do të vendoset gjithashtu edhe fati i trajnerit Milinkoviç, i cili ka rezistuar më shumë se kushdo nga paraardhës­it e tij. 22 pikë në 14 javë, Kukësi nuk i ka pasur asnjëherë më parë dhe kjo është situata më e dobët historike e verilindor­ëve. Ish-trajneri i verilindor­ëve, Troisi u shkarkua në javën e 12-të, kur Kukësi kishte 20 pikë të grumbullua­ra. LOJTARËT- Përveç vendosjes së objektivav­e duket se gjatë këtyre ndeshjeve disa lojtarë do të jenë në provë (ata që janë në pikëpyetje), ndërsa të tjerë do të largohen nga skuadra. Lista nis me emra të mëdhenj si Alijev, i cili erdhi me statusin e goleadorit dhe si njeriu që do ta zëvendëson­te siç duhej Pejiçin. Por, në fakt, ai nuk ka qenë brenda pritshmëri­ve. Lista vijon me Ndriçim Shtubinën. Ish-kapiteni i Vllaznisë nuk pëlqehet nga trajneri, por edhe vetë lojtari e ka vendosur se do të largohet duke parë që nuk ka shumë hapësira. Shkodrani është një lojtar me mjaft eksperienc­ë dhe shumë ekipe në Superiore sigurisht që do të kërkonin ta kishin në gjirin e tyre. Nëse Kukësi nuk rikuperon të paktën 3-4 pikë ndaj kreut, do të ketë ulje rroge edhe për lojtarët që do të qëndrojnë. Rrezikojnë futbollist­ë si Krkotiç dhe Alla, nga ata që konsideroh­en si lojtarë me emër. Ndërsa nga ata që nuk luajnë janë Peposhi dhe Memini. Gjithçka mbetet për t'u parë në vijim, pasi do të jetë trajneri Milinkoviç, ai që do të bëjë "ligjin" për sa u përket largimeve dhe afrimeve. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania