Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, prezantohe­t milioneri Muarem

Bushiç rrezikon shumë, pothuajse e ka mbyllur vitin

- ERMAL SIKA

Muarem Muarem prezantohe­t zyr tarisht si lojtar i Flamurtari­t. Ashtu siç "Panorama Sport" paralajmër­oi në numrin e djeshëm, Muarem ka firmosur dje zyrtarisht kontratën. Sulmuesi i krahut nga Shkupi do të jetë edhe lojtari më i shtrenjtë i vlonjatëve teksa do të përfitojë 15 mijë euro në muaj. Prezantimi i tij me fanellën e Flamurtari­t është bërë mesditën e djeshme në ambientet e klubit vlonjat. Muarem Muarem është 29 vjeç. Lojtari, i cili luan si mesfushor-sulmues, ka lindur në Shkup të Maqedonisë më 22 Tetor 1988. Muarem ka një karrierë të pasur si futbollist dhe shpresohet që në Vlorë të bëjë vërtet diferencën. Ai ka pasur eksperienc­a në Maqedoni, Turqi, Azerbajxha­n dhe Kazakistan. Wë prej këtej, ku u aktivizua me Aktobe, Muarem transferoh­et tashmë në Vlorë. Karrierën e tij si futbollist e ka nisur në sezonin 2008-2010 me klubin Rabotniçki në Maqedoni. Në sezonin 2010- 2011, sulmuesi transferoh­et në Turqi, ku luan me Ordusporin. Në vitet 20112012, ai rikthehet në Maqedoni te Rabotniçki. Më tej, në sezonin 2012- 2015 shkon në Azerbajxha­n te Karabag Agdam. Muarem rikthehet në Turqi, ku në sezonin 20152016 ka mbrojtur ngjyrat e Eskisehirs­porit. Pas Turqisë në sezonin 2016- 2017, sulmuesi i krahut zhvendoset drejt Azerbajxha­nit, ku rikthehet te Warabak Agdam. Në vitin 2017 ka dhënë kontributi­n e tij te Aktobe në Kazakistan. Muarem pritet që të vendoset në urdhrat e trajnerit Duro në ditët në vijim, ndërsa në janar do të jetë gati për të dhënë kontributi­n e tij si kuqezi. Gjatë prezantimi­t të djeshëm, Muarem është shprehur shumë i kënaqur që do të jetë pjesë e Flamurtari­t. "Jam shumë i kënaqur që do të jem pjesë e Flamurtari­t dhe nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro. Dua që të bëj maksimumin tim për këtë klub në arritjen e objektivav­e", tha shkurtimis­ht sulmuesi. Por, përpara se të arrinte marrëveshj­en me Muaremin, Flamurtari kishte arritur akord paraprak me sulmuesin brazilian të Pelisterit, Lukas Kardozon, por futja në lojë e Partizanit ka prishur gjithçka për klubin vlonjat.

ANKTH PËR BUSHIÇIN Kapiteni i Flamurtari­t,

Tomislav Bushiç, me shumë gjasa do të mbyllë vitin. Sulmuesi luajti vetëm 21 minuta në ndeshjen me Vllazninë për shkak se iu shfaq sërish dëmtimi që e shqetësont­e edhe pak kohë më parë. Bushiçi doli nga loja për t'u zëvendësua­r nga Hyseni. Por me shumë gjasa, kapiteni e ka mbyllur sezonin, pasi dëmtimi është serioz. Bushiç ndien dhembje të muskulit, të cilat e pengojnë që të jetë në fushën e lojës. Në këto kushte, Bushic rrezikon që të mungojë në ndeshjen e radhës që Flamurtari do të luajë në Vlorë me Lacin, por edhe në ndeshjen e fundit për këtë vit që vlonjatët do ta luajnë me Kamzën në transfertë. Sot, pritet që kapiteni Bushiç të bëjë një vizitë mjekësore për të parë se si është situata. Me shumë mundësi, ajo me Vllazninë ishte ndeshja e fundit për sulmuesin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania