Panorama Sport (Albania)

Supergoli i Çotës nderon Dinamon, Besa harron të fitojë

Kavajasit në hall, nuk ia dalin as në kryeqytet

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo "thyen" Be sën në shtëpi. Një supergol i Mirel Çotës u ka mjaftuar kryeqyteta­sve për të marrë një trepikësh të vlefshëm dhe për të shkuar në kuotën e 13 pikëve. Kavajasit kanë harruar të fitojnë nga ana tjetër, pasi me atë të djeshmen bëjnë zyrtarisht 5 javë radhazi pa fituar. Loja nisi me kavajasit kërkues. Që në të 6-ën mesfushori Kaloshi rrezikon me një gjuajtje diagonale, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Provon edhe Dervishi në të 20-ën, por Doksani devijon gjuajtjen në goditje nga këndi. Një minutë më vonë kundërpërg­jigjet Dinamo, Çema kombinon bukur me G.Likën, i cili shkarkon të djathtën drejt kuadratit, por gardiani mik pret në pozicion ballor. Blutë e duan aq shumë golin dhe në të 23-ën ia dalin me Çotën. Sulmuesi, pasi sheh daljen e portierit mik, gjuan në formë parabole nga 30 metra dhe e dërgon topin në rrjetë. Në të 31-tën, Doksani shkakton një faull në afërsi të zonës në dëm të Dervishit. Goditjen e dënimit e merr përsipër kapiteni Mihani, i cili kroson bukur në zonë dhe gjen Erand Hoxhën, ku shtatlarti kërcen fort, por topi përfundon vetëm pak mbi traversë. Rasti më i mirë për të shënuar për Besën. Në 32-ën Çota mund të dyfishonte, por edhe pse kaloi tre mbrojtës, kur doli përballë portieri, gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën pingule. Në të 44-tën, Peqini i ndërhyn në një dyluftim në

zonë Emrush Kaloshit, i cili mbetet i dëmtuar dhe dërgohet jashtë me barelë, Sinella e zëvendëson me Bibën pak pa u mbyllur pjesa e parë. Mendohej se Besa do të reagonte në nisje të pjesës së dytë, por kjo nuk ndodhi. Allmuça hedh në fushë Tragën dhe mesfushori

me eksperienc­ë ia shpërblen. Në të 84- tën Peqini- Traga dhurojnë spektakël me disa kombinime shumë të bukura, është ky i fundit që kroson saktë në zonë, por Çota shpërdoron një rast të artë. Dy minuta më vonë sërish Traga shërben për Çotën, por Kaja tregohet i saktë dhe e

largon topin në këndore. Në të 90-ën, Besa kërkon të reagojë me Hoxhën që shërben për Oshafin, por ky i fundit godet lehtë drejt portës dhe Selaci neutralizo­n gjuajtjen. Nuk ndryshon asgjë sa i përket rezultatit me Dinamon në formë dhe Besën e dorëzuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania