Panorama Sport (Albania)

Çmenduri në Përmet, lojtarët e Këlcyrës masakrojnë gjyqtarin

- GOLAT: PËRMETI: KËLCYRA: KARTONË TË VERDHË: KARTONË TË KUQ: GJYQTARË: VËZHGUES: DELEGAT:

Histeri kolektive, primitiviz­ëm dhe "çmenduri" që nuk njeh kufij. Me këto fraza mund të përkufizoh­et ajo që ndodhi dje në stadiumin e Përmetit, në "derbin" ndaj Këlcyrës. Pamjet, ku lojtarët këlcyrjotë, pjesëtarë të stafit dhe tifozë dhunojnë barbarisht një gjyqtar të pambrojtur, bënë xhiron e rrjetit dhe videot ishin më të komentuara­t. Të gjithë kryqëzonin lojtarët miq për veprimin e tyre, ndërsa gjyqtari nga Fieri, Alvi Paço, rrezikoi seriozisht jetën dhe vetëm fati dhe në disa momente edhe ndërhyrja e forcave të rendit, e shpëtuan duke mos e shndërruar ngjarjen në tragjike. I vetmi mëkat i gjyqtarit ishte se akordoi një penallti për Përmetin në një ndeshje ku praktikish­t nuk luhet për asgjë me rëndësi. Dy ekipe që nuk kanë asnjë objektiv ku Përmeti renditet në vendin e 13-të, ndërsa Këlcyra në vendin e 8- të, klube me shpenzime minimalist­e që mbahen në këmbë falë Bashkive respektive dhe lojtarë që paguhen jo më shumë se 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Një kampionat në kufijtë e amatorizmi­t që prodhon në më të shumtën e rasteve dhunë dhe rrezikohet jeta e gjyqtarëve sesa gara apo ndeshje që ia vlejnë të ndiqen.

DHUNA

Një "derbi" që gjithmonë vitet e fundit ka prodhuar dhunë dhe skandale. Edhe sfida e djeshme nisi e zjarrtë dhe me shumë tifozë nga të dyja ekipet të pranishme në stadium. Në minutën e 32- të është Përmeti që kalon në avantazh me anë të një kundërsulm­i, ku është Karalliu që finalizon saktë. Në minutën e 60- të, Xhakollari arrin të barazojë rezultatin pas një rrëmuje në zonë, por pesë minuta më pas ndëshkohet me karton të kuq për protesta. Në të 72- ën është Sakollari që ndëshkohet për Këlcyrën duke i lënë miqtë me 9 lojtarë. Dy minuta më pas vjen edhe momenti i dhunës. Pas harkimit nga goditja e këndit, një prej vendësve godet topin me kokë, por sfera pengohet nga një lojtar mik dhe për arbitrin është penallti. Në këtë moment, lojtarët e Këlcyrës nisin protestën te arbitri Paço duke e shtyrë me duar. Pas disa sekondash mbërrijnë disa lojtarë nga stoli i skuadrës mike që godasin me grushte dhe shkelma arbitrin. Paço vrapon drejt mesfushës për të gjetur mbrojtje te forcat e rendit që hyjnë në fushë. Por, agresioni i miqve është shumë i ashpër dhe i egër duke vazhduar të dhunojnë gjyqtarin. Lumë grushtesh, shkelmash dhe goditjesh të denja për filmat hollivudia­në vërshojnë ndaj gjyqtarit fierak që rrëzohet disa herë në fushë. Duhen rreth pesë minuta që situata të qetësohet, ndërsa arbitri me ndihmësit e tij dhe zyrtarët e tjerë të takimit futen në dhomat e zhveshjes. Ndeshja është e pamundur të vazhdojë më. Pas disa minutash, gjyqtari Paço shoqërohet drejt spitalit të Përmetit, ku merr ndihmën e parë pas goditjeve në fushë. Ndërsa, Paçon bën edhe denoncimin për dhunuesit. Tre lojtarë të Këlcyrës, Entiljon Kamberi, Andi Hina dhe Melej Xhakollari, shoqërohen në komisariat­in e Përmetit. Një ngjarje që të le pa fjalë për këdo që e pa dje nëpërmjet videove të shumta që qarkulloni­n në internet. Futbolli merr një goditje të rëndë, ndërsa skena të tilla histerie kolektive krijojnë një imazh të shëmtuar të asaj çfarë ndodh në kategoritë inferiore. Roland Suli

Hoxha 33', Batha 60'

Mihali 40', Xhakollari 65', Sakollari 72'

Alvi Paço, Ilir Llupi, Albano Konomi (Fier)

Tanush Latifi (Gjirokastë­r)

Petrit Haxhija

(Tiranë)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania