Panorama Sport (Albania)

Kur dhuna vjen nga... Federata

-

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë edhe ata përgjegjës për dhunën që përjetoi dje në stadiumin e Përmetit arbitri fierak, Alvi Paço. Dy sezone më parë, skuadra e Këlcyrës u përfshi në Kategorinë e Dytë duke shkelur çdo lloj rregullore të Federatës. Një ekip e nis garimin në futbollin shqiptar nga Kategoria e Tretë dhe sipas rregullave mund të ngjitet deri në Superiore. Dy vite më parë, Këlcyra, e cila ishte përjashtua­r nga gara për shkak se nuk plotësonte asnjë kusht të fushës së vet sportive, u fut sërish në kampionat duke shkelur rregullore­n. Një vendim krejtësish­t abuziv, ashtu siç ishte edhe ai në fillim të këtij kampionati ku u vendos të përfshihes­hin në kampionat Skrapari dhe Kevitani, gjë që nuk u takonte. Kur kanë kaluar dy vite, Këlcyra për të cilën u shkelën rregullore­t, bëri të mundur skandalin e djeshëm në Përmet. Lojtarët këlcyrjotë, të nxitur edhe nga trajneri i tyre Robert Spahiu, dhunuan në mënyrë barbare gjyqtarin e ndeshjes, Alvi Paço. Këto janë pasojat e vendimeve të tilla abuzive, ku shkelet rregullorj­a për të favorizuar këtë apo atë klub. Dhe pasojat u shfaqën në mënyrën më të shëmtuar, ku rreth 15 veta sulmojnë një person të vetëm, pasi faji i tij i vetëm ishte se akordoi një penallti. Duhet thënë se Këlcyra ka precedentë të mëparshëm me dhunën dhe thuajse çdo javë ka dënime për lojtarët e kësaj skuadre apo fushën e vet. Tashmë, gjithçka është në dorë të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF- së. Por, në dyert e këtij institucio­ni rrallë ndodh që gjërat të rregullohe­n, pasi vendimet janë të dyshimta dhe abuzive. Nëse nuk do të ishin shkelur rregullore­t, skena e djeshme do të ishte shmangur dhe nuk do të flitej për dhunë. B.Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania